E Diel, 1 Nëntor 2026

Debat mbi prejardhjen e emërtimit të shqiptarëve!

Termat Arban dhe Alban me të cilët u quajtën shqiptarët ne antikitet dhe mesjetë janë e njëjta gjë. Thjesht latinët nuk thanë Arban por R-në e zëvëndësuan me L. Duhet ditur se banorët e dikurshëm te Dardanisë historike quheshin Dardanë dhe Arkan apo Arkad të cilat ishin fise të mirëfillta pellazgjiko-ilire. Pranohet botërisht fakti që pellazget kanë qenë kultivues dhe përmirësues të asaj që mund të quhet sistem bujqësor në antikitet. Kuptimi i fjalës Arkan = Arë kanë, Arban, Arbër = Bën arën, punon arën.

Edhe termi Arkond, Kond, Kont nga këtej e ka prejardhjen. Nuk duhet të harrojmë se Arvanitasit në Greqi janë po aq autoktonë sa ç`mund të quhen nomadët fenikas dhe egjiptianë të cilët duke u shartuar me pellazgët vendas formësuan atë që ne e quajmë popullsi helene e cila kurrsesi nuk duhet shikuar si trashëgimi direkte e grekëve të sotëm. Dëshmi e gjallë është greqishtja e vjetër e cila më shumë kuptohet nga shqiptarët e sotëm sesa nga grekët e sotëm. Pra në këtë kuptim termi Arvanitas është thjesht shqiptimi "helen" i fjalës Arban. Një tjetër tezë e lidh fjalën Albani me Alpet që ndodhen ne Veri të Shqipërisë por duke parë se fisi Albanoi që Romakët shkruajnë se banonin pak a shumë në Shqipërinë e Mesme të sotme mendja më thotë se atyre iu atribua më shumë aftësia dhe kultura e tyre bujqësore sesa Alpet: Alpet ishin larg prej tyre.
Ndërsa termi shqiptar është akoma më interesant.

Dy teza përplasin kokën me njëra tjetrën. 1) `Shqip` në gjuhën sanskrishte n`a thoshka një popull i caktuar, si të thuash i një prerjeje çka i vjen në ndihmë këtyre tezë-mbështetësve edhe shprehja kaq e përdorur dhe sot :` A merr vesh Shqip ? `. Në këtë rast kur tjetri përballet me këtë pyetje atij nuk i kërkohet të tregojë se a e flet gjuhën shqipe por a e kupton se cfarë i thuhet, d.m.th. a është i një mendjeje me tjetrin, a është i një prerjeje me të.
Versioni 2) për mua qëndron më shumë sepse edhe faktet historike i vijnë në ndihmë. Kështu në mitologjinë "greke" kur Zeusi vendosi të largohet nga kjo botë ai iu shfaq popullit ne formën e një Shqiponje dhe që nga ajo ditë ky popull n`a paska filluar adhurimin e këtij supershpendi. Në radhë të parë këto janë mite por mitologjia "greke" më shumë sesa mitike është një histori e kodifikuar.
Kështu ne kemi në dialektin Toskë fjalën ipe apo ipja ashtu siç kemi fjalën shqipe apo shqipja në atë geg. Një gjë duhet ditur mirë edhe pse për shumëkënd është befasuese : Greqishtja e vjetër është më e ngjashme me dialektin gegë të shqipes sesa ai tosk edhe pse ky i fundit ka qenë gjithnjë në kontakt të afërt me botën greke.

Dialeketi toske shfaq ngjashmëri me shumë me latinishten dhe kjo shpjegohet me dyndjen e Etruskëve pellazgë nga krahina e Toskanës të cilët të rënë në gjendjen e skllevërve u sollën nga Romakët afro dy shekuj para Erës së Re kur ata e kishin djegur dhe rrënuar popullsinë e Epirit apo Ipirit. Sigurisht që ata në Epir nuk gjetën popullsi shumë të ndryshme prej tyre. Këtë shpjegim e bëra në të mire te shpjegimit të fjalës shqipe. Sepse ipja, dhe shqipja janë e njëjta fjalë, i njëjti kuptim. Çamët si trashëgimtarë direkt të Epirit historik dhe Pirros Epirin e quajnë Ipir që s`është gjë tjetër veçse vendi i ipeve. Tani pse në dialektin gegë nuk thuhet ipe por shqipe apo shqype? Ka një shpjegim. Në ato kohëra zogjtë apo kafshët adhuroheshin. Dhe adhuroheshin pikërisht për vetitë e tyre. Po shqiponja çfarë vetie ka ? Të sulmon dhe të rrëmben me një sulm të papërballueshëm. Të shqyen me një fjalë, të bën copa copa. Pra kemi Shqy- ipe = Shqype. Ja ku vijmë te fjala e mocme gegë Shqype apo Shqypni. Pra si përfundim Ipiri apo Iperia janë thjesht Shqipëria e sotme dhe fjala shqipe është ajo ipe në dialektin e jugut ( ndoshta një pamundësi e dallgës së etruskëve pellazgë të cilët si për ironi të fatit, nën efektin e latinishtes gjuhë e cila u krijua në shtratin e pelazgjishtes së Etruskëve nuk arrinin t`a shqiptonin me lehtësi fjalën shqype apo shqipe por e thanë në formën ipe apo ipja.) Si përfundim mund të themi se fjala shqiptar ka një fillesë të vonë si term i përdorur gjerësisht por aspak të vonë por shumë të hershëm në vetëdijen e popullit pellazgo-ilir-shqiptar.

Në betejën e Fushë- Kosoves (1389) shumë ushtarë shqiptarë pjesëmarrës raportohen të kenë pasur shqiponjë në gjoksin e veshjes së tyre. Më pas ushtaret e Gjergj Arianitit apo të Gjon Kastriotit kanë bërë të njëjtën gjë derisa vijmë në epokën e Skënderbeut ku të gjithë ushtarët e tij kishin shkabën dykrenare në kraharonin e tyre. Ishin pikërisht këta ushtarë që përveçse mbanin ushta dhe për këtë quheshin ushtarë, mbanin dhe shqiponjën duke u quajtur për herë të parë me termin shqiptar. Eshtë pikërisht ky fakt që shpjegon edhe përdorimin masiv te vonë dhe zëvëndësimin që i beri ky term termit Arbër dhe Arbëri. Ishte shekulli 17 dhe 18 kur shqiptarët po tregonin shenjat e zgjimit kombëtar pas 2-3 shekujve agonie dhe natyrisht amplifikimi i epokës së lavdishme tëHeroit Kombëtar solli dhe emrin me të cilin u quajtën ushtarët e tij, atë shqiptar.

Të mos harrojmë për asnjë moment që Skënderbeu gjithmonë ka dëshmuar për veten se ishte Princ i Epirit ( dhe Albanisë ) dhe në shumë letra ai deklaron se ne jemi epirot, ipiriot. Pra Ipiri është vendi i ipeve, i shqipeve, është vetëm dhe vetëm Shqipëria e sotme. Epiri nuk është aspak ajo çka thonë grekët, pra kontinent. Kur "grekët" e parë paskëshin parë brigjet Thesprote apo Molose i paskëshin quajtur këto Kontinent, në kuptimin tokë e ngritur, më lart se niveli i detit. Nuk është aspak kështu edhe për faktin se fjala Epir e ka një kuptim të ketillë por qe është kryekëput shqip dhe jo greqisht. (e vjetra ? e reja ?) Do të thote vend i lartë, i ngritur dhe kjo fjalë përdoret gjerësisht kryesisht në skajet më veriore të Shqipërisë natyrale. Mos vallë ata kolonë aventurierë të ashtuquajtur helenë ishin thjesht një popull që fliste të njëjtën gjuhë me banorët tej e më tej në veri ?!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›