Debat në Kuvend, Berisha: Opozita, frikë nga krimet e saj
Kryeministri Sali Berisha reagoi dje në seancën parlamentare nga ku hodhi akuza mbi disa individë të opozitës, të cilët sipas tij, “kanë frikë nga hetimi ndërkombëtar”. Berisha tha se është e pakuptimtë që opozita të kundërshtojë një hetim transparent. Sipas tij, ky kundërshtim lidhet me interesat e ngushta të disa individëve në Kuvend, pjesë e opozitës, për të cilët Berisha lëshoi akuza në formë epitetesh. “Tmerri i opozitës për hetimin ndërkombëtar të pavarur nuk ka lidhje me Fazlliçin. Opozita reagon kundër hetuesve ndërkombëtare sepse ka frikë se Berisha nesër do t’i “përdorë” ata për krime të tjera”, - tha Kryeministri Berisha në Kuvend. Në reagim e tij, Berisha përmendi edhe emra konkretë, deputetë të opozitës, që sipas tij, kanë dosje të vjetra me krime ende të pazbardhura. Berisha tha se individët e inkriminuar në opozitë nuk duan hetim ndërkombëtar për shkak se mund t’u dalin emrat e tyre në afera të pista. Lideri i maxhorancës i etiketoi dhe ironizoi deputetët e opozitës me çështjet për të cilat ata janë akuzuar. “Dhe ata (prokurorët) do të nxjerrin se ata nuk do të quhen me emrat e tyre, por Braçe do të quhet Erion Dondollaku, ai tjetri nuk quhet Arben Malaj, por Arben Cenaj, ai tjetri nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri, ai tjetri atje nuk quhet Engjëll Bejtja, por Engjëll ARMO-ja, dhe kështu me radhë dhe me radhë. Keni akuzuar qeverinë time... pale ai kryetari juaj, nuk do të quhet Edi Rama, por Edi Gina. Nuk ua ka fajin Fazlliçi, por e keni vetë ju”, - akuzoi Berisha në sallën e Kuvendit. Më pas, kreu i qeverisë kërkoi mocion mosbesimi ndaj tij dhe qeverisë së drejtuar nga ai. Kryeministri foli më tej në lidhje me hetimin ndërkombëtar. Ai shtoi se kjo praktikë është standarde në shumë vende perëndimore, gjë që sipas Berishës, do të siguronte transparencën e kërkuar. Ai tha më tej se transparenca ka për të zbardhur dhe se të vërtetat e krimit do të dalin në dritën e së vërtetës. “Prandaj ju garantoj ju se kjo është një praktikë standarde. Vazhdoni ju deri në ditën e zgjedhjeve, sepse të jeni të sigurt se kjo seancë transparence do të bëhet. Kjo do të bëhet për interesin më të mirë, në emër të transparencës”, - shtoi Berisha. Menjëherë pas deklaratës, kreu i maxhorancës u largua nga seanca, ndërsa kreu i seancës, Ylli Bufi, u dha fjalën për replikë të gjithë deputetëve të opozitës që u përmendën nga Berisha si të inkriminuar. Deputeti Arben Malaj tha se akuzat e Berishës ishin të gjitha të inskenuara që sipas tij, bëhen për të ulur interesin e çështjes “Fazlliç”. Nga ana tjetër, deputeti Erion Braçe tha se ishte i gatshëm të përgjigjej për të gjitha akuzat që ishin bërë ndaj tij. Në fjalën e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta, i prekur nga fjala e Berishës, i dha të drejtë Kryeministrit në një pikë të deklaratës së tij. “Ai ka të drejtë kur thotë se në opozitë ka edhe të inkriminuar dhe kjo është më e lehtë për të dhe për bandën e tij që ka kapur shtetin”, - tha Meta në Kuvend. Deputeti i PSD-së, të cilin Berisha e etiketoi si pjesë të sabotimit të shitjes së kompanisë së naftës ARMO, tha se Berisha po gënjente për qëllime të ulëta.
Opozita braktis seancën e drejtuar nga Bufi
Pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi direkt disa deputetë të opozitës si të inkriminuar, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi ndërprerjen e seancës për të dënuar fjalën e Berishës në Kuvend. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, kërkoi mbledhjen e Byrosë Parlamentare për të diskutuar në lidhje me akuzat e Kryeministrit Berisha, por Ylli Bufi, i cili drejtoi dje seancën për shkak se kryetarja Topalli ndodhet për në vizitë zyrtare në Jordani, kundërshti këtë ide të partisë së tij, duke deklaruar: “Mbledhja e Byrosë Parlamentare do të bëhet pas përfundimit të punimeve të seancës parlamentare”. Menjëherë pas kësaj deklarate, opozita braktisi punimet e seancës, kur për shqyrtim ishte leximi i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Buxhetin Faktik 2007.
Alibeaj: Prokurorët, të paaftë
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, reagoi dje në seancën plenare pas diskutimeve të deputetëve të opozitës të cilët dënuan sulmin ndaj prokurorisë. Alibeaj hodhi poshtë pretendimin për një përplasje, por nga tjetër u shpreh se në organin e akuzës ndodhen prokurorë të paaftë të cilët nuk respektojnë ligjin. Ministri i Drejtësisë tha më tej se në të ardhmen, kur opozita do të jetë të pushtet, do të ndiejë të njëjtin shtetësi që maxhoranca e sotme ndien në këto momente. “Do të jeni ju ata që do të flisni për prokurorë të paaftë. Nuk ka presion për prokuronin, pasi ligji është i të gjithëve, ndaj dhe duhet zbatuar. Nuk do të tolerojmë që asnjë qytetari shqiptar t’i sekuestrohen pronat në zyrën e Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme me një shkresë”, - tha Alibeaj. Në deklaratën e tij ai theksoi se Ministria e Drejtësisë kërkon të respektojë ligjin në mënyrë që asnjë qytetari të mos i shkelen të drejtat. Ai siguroi se në të ardhmen asnjë institucion nuk do të prekë të drejtat e qytetarëve, duke thyer ligjin dhe Kushtetutën. Ministri bëri të qartë se shqetësimet e ngritura nga ana e maxhorancës së sotme për prokurorinë në rast se nuk zgjidhen, do të ndihen dhe në të ardhmen. Në lidhje me akuzat se kjo ministri po ushtron presion mbi prokurorinë, ai i hodhi poshtë duke thënë se inspektorët e ministrisë së drejtuar prej tij kanë respektuar vetëm ligjin, duke mos prekur pavarësinë e prokurorisë.