PS: Shqetësim, kushtet në shkollat e larta
Partia Socialiste akuzoi dje qeverinë se nuk ka përmirësuar, përkundrazi, janë vështirësuar më tej kushtet e zhvillimit të mësimit në shkollat e larta. Kreu i PS-së, Edi Rama, në ditën e parë të shkollës për vitin 2008-2009 tha se shkollat e larta janë kthyer në një fabrikë më tri turne. “Kjo shqyerje dyersh e bërë vetëm për të marrë përfitimin politik të ditës nga iluzioni i universitetit për të gjithë, e ka çuar në nivelin e vet më të ulët cilësinë e shkollës së lartë dhe ka rrënuar krejt vlerat e patjetërsueshme të konkurrencës e të meritokracisë në një shoqëri të lirë. As në kohën e kolektivizmit komunist s’ka pasur një rrafshim të tillë të vlerave dhe të meritës në arsim”, - deklaroi kryesocialisti. Nisur nga kjo, Rama premtoi se me ardhjen e PS-së në pushtet do të ndryshojë tërësisht gjendja në arsimin shqiptar.
Vasili: Protesta kundër PS-së për reformën zgjedhore
Lëvizja Socialiste për Integrim kërcënon me protesta masive dy partitë e mëdha, nëse ato vazhdojnë të bëjnë një reformë zgjedhore në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, dënon bashkëpunimin kriminal PD-PS kundër zgjedhjeve të ndershme që ka filluar që me bllokimin e qëllimshëm për një vit rresht të komisionit Rusmajli-Islami, me heqjen e KQZ-së si institucion kushtetues dhe me bllokimin e vazhdueshëm e funksionimin e fshehtë, jotransparent dhe në kulisa të komisionit aktual famëkeq Rusmajli-Xhafa. “LSI-ja do të udhëheqë të gjithë shqiptarët që nuk duan të jenë robër dhe skllevër të një kaste që vjedh pa pushim fondet publike, hapësirat publike, ambientet sportive dhe gjelbërimin, pra jetën e tyre.
LSI-ja nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që votat e shqiptarëve të ndahen në tavolinë, ashtu siç ndahen parkingjet e Tiranës, parqet sportive, hapësirat e gjelbra, Kushtetuta e vendit dhe paratë e taksave të shqiptarëve”, - tha Vasili.
Ai shtoi se LSI-ja do të jetë në krye të të gjitha protestave ndaj përgjegjësve të prishjes së zgjedhjeve Rama-Berisha dhe së bashku me qytetarët dhe njerëzit e thjeshtë të të gjithë Shqipërisë do t’ua djegë të gjithë skenarët ogurzinj për vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve. Madje, ai bëri të ditur se manifestime të qytetarëve që duan votën e lirë, do të bëhen edhe përpara institucioneve ndërkombëtare në Tiranë, Bruksel e gjetkë, me bindjen e palëkundur se ose do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, ose Shqipëria nuk ka më nevojë për masakra të reja zgjedhore, që vetëm shkatërrojnë vendin, sigurinë e qytetarëve dhe pasurojnë kastën e pangopur që grabit e përvetëson paratë, jetën dhe gjithçka në Shqipëri.