Berisha: Të vendosur të ndryshojmë arsimin

"Projekti im për arsimin është shumë herë më i madh se sot, ndaj nuk do të lë përpjekje pa bërë që të shumëfishohen fondet si në sektori publik dhe privat", tha Kryeministri.
Ai shtoi se në këtë kontekst, arsimi në Shqipëri në vitet që vijnë do të pësojë një transformim të thellë, që do të synojë mobilizimin e të gjitha resurseve më të mëdha të mundshme të kombit drejt fushës së arsimit.
"Sot qeveria është e detyruar të bëjë investime publike në masën 32 për qind të buxhetit, një barrë kjo shumë e rëndë, por që është e domosdoshme, pasi rrugët janë shpejtësi dhe ajo që ne na ka munguar gjithë jetën ka qenë shpejtësia. Duhet të ecim shpejt që të kapim kohën e humbur, por sapo të çlirohemi nga kjo barrë e infrastrukturës së botës së tretë që e trashëguam nga e kaluara, absolutisht arsimi do të njohë një mbështetje të paimagjinueshme", u shpreh i vendosur Berisha duke iu drejtuar pedagogëve dhe studentëve.
c.a/NOA