Rama: Hetimi ndërkombëtar, manovër për të penguar prokurorinë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk dha asnjë përgjigje dje lidhur me deklaratën e Kryeministrit Berisha për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj procedurave të ndjekura nga prokuroria për çështjen Fazlliç. I pyetur nga mediat, fill pas deklaratës së Kryeministrit, Rama tha se përse i duhet bërë pyetje atij për ato çfarë thotë Kryeministri. Më tej ai shtoi se nuk është i detyruar që të përgjigjet. “Unë nuk jam këtu i detyruar t’u përgjigjem të gjitha atyre pyetjeve që lindin nga gënjeshtrat e Kryeministrit të vendit, i cili sot dëshmoi që është në hall të madh”, - tha kreu i PS-së, Edi Rama. Ndërsa në lidhje me një hetim ndërkombëtar për biznesmenin Fazlliç, Rama tha se kjo është një manovër për të penguar hetimin e prokurorisë. “Hetimi ndërkombëtar që kërkon Sali Berisha është një manovër për të penguar hetimin kushtetues që është një e drejtë kushtetuese, ligjore dhe një detyrim i Prokurorisë së Republikës. Hetimin ndërkombëtar nuk mund ta vendosë as Sali Berisha, as klani i tij, që është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë hetim, jo si subjekt, por si objekt i hetimit, e as forcat qeveritare të cilat bëjnë mirë t’i mbajnë duart larg nga prokuroria, bëjnë mirë të shikojnë se po shkojnë shumë larg në përpjekjen për t’i qëndruar solidar Kryeministrit të tyre, i cili le të marrë kurajën e të shkojë në prokurori e ta ndihmojë prokurorinë. Mund ta ndihmojë me ato që di shumë me tepër sesa mund ta ndihmonin prokurorë hipotetikë ndërkombëtarë”, - deklaroi kreu i PS-së.
Një tjetër çështje e prekur nga Rama lidhet me akuzat e dy ditëve më parë nga zëdhënësi i grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumçi, për vdekjen e Kosta Trebickës. Rama sqaroi se ai nuk ka deklaruar asnjëherë se vdekja e Kosta Trebickës është vrasje. “As unë personalisht, e asnjëri nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, nuk ka deklaruar se i ndjeri Kosta Trebicka u vra. Por, kemi deklaruar atë që e deklaroj përsëri sot, fakti që një popull i tërë e konsideroi atë ngjarje tragjike një vrasje, dëshmon se në ç’nivel ka rënë besimi tek kjo qeveri e tek ky Kryeministër”, - tha Rama.