E Diel, 1 Nëntor 2026

Debat ne Parlamentin e Kosoves per skandalin e energjetikes

Vetevendosja Linja me Shqiperine do te na pavaresonte me shume

Nga Prishtina
Tinka Kurti
Debati i javes ne Kosove per ceshtjen e autostrades energjetike Shqiperi-Kosove ka marre permasa parlamentare. Shkrimet e publikuara ne fillim te javes ne mediat e Prishtines ku pohohet se Kryeministri i Shqiperise po mban peng linjen e interkonjeksionit mes te dyja vendeve per ti ndihmuar biznesit me energji te Serbise jane ngritur si teme debati nga shefi i grupit parlamentar te levizjes Vetevendosje Visar Ymeri. Sipas tij nese shkrimet jane te verteta si te tilla jane te papranueshme. Informatat e fundit qe jane publikuar ne gazeten Zeri dhe qe po debatohet gjithandej neper mediat e Tiranes jane tejet brengosese. Jane bere dhjete vjet qe kur flitet per realizimin e ketij projekti dhe ende jemi aty ku kemi filluar te fjalet. Kjo linje do te mundesonte bashkepunimin me te ngushte energjetik mes Kosoves dhe Shqiperise dhe do te mundesonte komplementaritetin energjetik mes termo-energjise se Kosoves dhe hidro-energjise se Shqiperise tha ne fjalen e tij ne Parlament Ymeri. Kreu i grupit parlamentar te Vetevendosjes insistoi se ndertimi i interkonjeksionit 400 kilovolt Kosove-Shqiperi do ta pavaresonte ne kete fushe Kosoven nga Serbia. Nderkaq ministri i Zhvillimit Ekonomik te Kosoves Besim Beqaj nen pergjegjesine e te cilit bie edhe fusha e energjise eshte shprehur se kjo teme eshte axhende politike e Tiranes dhe ka qene kunder idese qe kjo te debatohet ne Kuvendin e Kosoves meqe politika sipas tij duhet te qendroje kunder kesaj teme qe eshte profesionale. Ne jemi duke punuar ne perditshmeri qe kjo autostrade energjetike dhe integrimi energjetik mes Kosoves dhe Shqiperise dhe vendeve te tjera te rajonit te ndodhe sa me shpejt per te mire te furnizimit energjetik te qytetareve te Kosoves. Por nuk do te ishte e rregullt qe per ceshtje te tilla te sillen axhenda te cilat jane atje politike te sillen ketu dhe te behet politike me to tha ministri Beqaj. Ndersa Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci megjithese i pranishem ne kete seance nuk ka pranuar te behet pjese e ketij debati por ka folur kur deputetet i jane rikthyer ceshtjes se ngritur nga Kryeministri Thaci per takime te zyrtareve te partive politike me ata te Serbise. Une jam i gatshem te debatoj lidhur me marredheniet Kosove-Serbi ka thene Thaci ne seance. Dy ligje te tjera te cilat u miratuan kane qene edhe ai per Hocen e Madhe dhe per Prizrenin te cilat ishin kundershtuar nga opozita si dhe disa prej deputeteve te partise ne pushtet per shkak se konsiderojne se iu jepet autonomi kishave ortodokse serbe. Nese keto ligje kalojne atehere do te jene ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes se Kosoves ndaj kete ceshtje marr persiper ta dergoj edhe ne Gjykaten Kushtetuese tha deputeti i Partise Demokratike te Kosoves e cila mban dhe pushtetin Nait Hasani. Por ligjet u miratuan me shumice votash nga PDK-ja dhe partneret e koalicionit pasi Kryeministri i ftoi qe ti votojne ligjet.

Skandali

Disa dite me pare e perditshmja e Prishtines Zeri theksonte ne nje investigim se linja e interkonjeksionit mes Shqiperise dhe Kosoves eshte vonuar per te favorizuar manjatet serbe te tregut te energjise.

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha prej me shume se nje viti ka bllokuar projektin per ndertimin e linjes 400 kilovolt te interkonjeksionit e cila lidh Kosoven me Shqiperine. Bllokimi i projektit nga Kryeministri Berisha i ka siguruar shtetit te Serbise monopol ne importin e energjise ne Kosove pasi Kosova per momentin te vetmen rruge per importin e energjise ka fqinjin verior. Burime te gazetes Zeri bejne te ditur se ne mars te vitit 2011 eshte hapur tenderi per linjen e transmetimit te energjise Shqiperi-Kosove me kapacitet 400 kilovolt qe financohet nga banka gjermane KfW ku ndertimi i linjes midis Shqiperise dhe Kosoves do ti sillte vendit pavaresine nga linjat serbe. Sipas ketyre burimeve biznesmeni serb Vuk Hamovic nje nga njerezit me te pasur ne Ballkan i cili operon ne kete biznes ne bashkepunim me Damir Fazllic jane takuar ne Vjene te Austrise me djalin e Kryeministrit Shkelzen Berisha. Biznesmenet serbe kane paguar shuma te medha ne instanca te larta shteterore ne Shqiperi per bllokimin e ndertimit te linjes tha burimi i gazetes. Pas procedurave te rregullta te tenderit moren pjese disa kompani te njohura te kesaj fushe si Dalekovod nga Kroacia dhe Energo Invest nga Bosnje-Hercegovina. Pas vleresimit nga komisioni i tenderit ku merrnin pjese OST KOST si dhe konsulenti gjerman Intech Gopa fitues i tenderit u shpall kompania kroate Dalekovod tha burimi i besueshem i gazetes. Por pas emerimit te drejtorit te ri te Operatorit te Sistemit te Transmisionit OST Arben Ibroja ish-truproje e Sali Berishes dhe ish-drejtori i Doganes se Durresit ky projekt mbeti nen meshiren e kohes. Ibroja i udhezuar nga Sali Berisha e bllokoi kete projekt per nje kohe te pacaktuar. Bllokimi i ketij projekti te rendesishem ka indinjuar ne mase te madhe edhe drejtuesit e bankes gjermane KfW.

var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-422c6b11f1d6c02de8825b9799cc4074 function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Vlore Spahiu Aleanca Kuq e Zi do bashkoje shqiptaret 1 ore me pare ... Aleanca Kuq e Zi zhvilloi dje nje tubim ne qytetin ... Luan Rama Presidenti Te zbatohen kerkesat e nderkombetareve 3 ore me pare ... Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per integrim gjate nje ... PS te marten vendimi  per mocionin anti-Topalli 3 ore me pare ... Partia Socialiste do te marre javen qe vjen vendimin nese ... Xhafaj Sirene alarmi ne Kushtetuese institucion i paligjshem 8 ore me pare ... Reagimi i PS-se pas doreheqjes se anetarit te Gjykates Kushtetuese Petrit Plloci Reagon ambasadorja gjermane KfW ka punuar me korrektesi 1 dite me pare ... Nje dite pas kritikave te Bodes Holtkemper Tenderi ne faze vleresimi Kandidimi i Nanos BerishaDo kemi kandidatin tone per president 1 dite me pare ... Kreu i ekzekutivit i rezervuar per propozimin zyrtar te ish-kryeministrit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›