E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, aksidentohet me motor, humb jetën 21-vjeçari

Një 21-vjeçar nga fshati Tergan i Elbasanit ka humbur jetën pak orë më parë në një aksident të regjistruar në vendin e quajtur kryqëzimi i Llixhës në komunën Shirgjan përgjatë rrugës nacionale Elbasan-Cërrik. Leonard Çakalli, me banim në Tergan ka qenë duke udhëtuar me motoçikletën e tij kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë që po vinte në krahun tjetër të rrugës. Përplasja ka qenë fatale për të riun dhe si pasojë ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia Rrugore dhe një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Foto ilustruese

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›