E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, grabitja në Vranisht, pranga edhe arkëtarit të komunës

Komisariati Vlorë

Pas vjedhjes me armë të komunës Horë-Vranisht, në Vlorë qëndron vetë arkëtari i kësaj komune. Ai është 55-vjeçari Bektash Bashaj, prej kohësh me detyrën e inspektorit të shërbimit dhe arkëtar në këtë komunë. Policia e Vlorës ka zbardhur dje ngjarjen e rëndë të një dite më parë kur një person i armatosur dhe i maskuar hyri në zyrën e financës së komunës, kërcënoi arkëtaren dhe mori nga kasaforta shumën prej 300 mijë lekësh. Grabitësi u ndihmua nga financieri 55-vjeçar, i vënë tashmë në pranga. Sipas policisë 5 minuta para se të ndodhte ngjarja, Bektash Bashaj ishte jashtë ambienteve të komunës dhe i dha çelësat e zyrës dhe kasafortës një personi të paautorizuar dhe pikërisht në këtë moment ndodhi vjedhja. / E.K/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›