E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat ne perballjen Rama-Lakrori, pyetjet mbeten pa pergjigje

Socialistet ne kryeqendren e veriut ne Shkoder kane percjelle me debat te ashper dhe perballjen e tyre me kryetarin ne detyre te selise roze, Edi Rama. Ne fund te fundit, nuk i ka kthyer pergjigje pyetjeve nepermjet te cilave atij i kerkohej llogari nga elektorati, per humbjen ne zgjedhjet e 28 qershorit, vendimin per bojkotin e Kuvendit te Shqiperise, por edhe qendrimin e Edi Rames ndaj zerave kunder ne Partine Socialiste. "Une mendoj se e majta po s'u bashkua nuk do te fitoje asnjehere, as ne pushtetin vendor dhe as ne ate qendror. Rendesi ka Bashkimi", iu drejtua nje socialist, Edi Rames. Por ky i fundit, iu pergjigj vetem duke thene se duhen pyetje dhe jo diskutime. Ndersa, serish, anetari socialist iu drejtua duke i thene se ajo ishte nje pyetje, pra se cfare mendon Rama si kryetar partie qe e majta te bashkohet dhe cfare mendon per te ardhmen. "Te lutem shume edhe njehere, bej pyetjen, ne kemi ardhur ketu per t'iu pergjigjur pyetjeve", pergjigjet Rama. Por, socialisti kembenguli se e kishte shtruar pyetjen, duke perseritur dhe kerkuar se si shpjegohet qe flitet per vjedhje, kur 50% e komisioneve kane qene te majte. "Atehere kush e vodhi voten, e vodhen socialistet?", - i drejtohet kryetarit ne detyre te PS, anetari socialist. Duke iu pergjigjur pyetjes, Rama u shpreh se kjo qe thote anetari socialist eshte e pavertete, sipas tij, per nje arsye shume te thjeshte. "PS ne 28 qershor ka dale force e pare politike". Ketu, anetari socialist nderhyn duke thene se tere jeten Partia Socialiste ka qene force e pare dhe force e pare do te jete. Por, Rama kundershtoi duke thene se PS nuk ka qene force e pare ne vitin 2005. Dhe duke iu rikthyer 28 qershorit 2009, theksoi se rezultati i pergjithshem eshte deformuar permes nje operacioni manipulimi dhe korrupsioni elektoral ne pjese te caktuar te territorit te Shqiperise.

Sakaq, nje tjeter socialist i pranishem ne salle i ka kerkuar kryesocialistit paraqitjen e nje programi per te ardhmen politike te selise roze. "Vetem pyetje, ne nuk jemi ketu per komente", u pergjigj Edi Rama, packa se militanti shtroi ne te vertete nje pyetje. Po keshtu, nje tjeter socialist, duke iu drejtuar kryetarit ne detyre pyeti se a ka nje program se si e majta te mos kete diference te madhe deputetesh me koalicionin e djathte ne qarqe te caktuara. "Une doja te vija theksin qe nuk ka nominime per t'u bere kryetar i partise, vetem ambicie per secilin dhe mundesi qe te konkurroje", ishte pergjigjja pa lidhje e dhene nga Rama. Ketu socialisti nderhyri duke i thene Rames se nuk iu pergjigj pyetjes se tij. Duke pranuar faktin, kandidati per kreun e PS, Edi Rama, u shpreh se po i pergjigjej pyetjes se meparshme dhe ftoi socialistet qe te kishin durim.

Prej disa ditesh, dy kandidatet per kreun e PS-se kane nisur fushaten zgjedhore ne baze e cila kete jave shtrihet ne jug.

PERBALLJA

Shpallja e platformave sikunder edhe ne Shkoder e ka perballur Edi Ramen me qendrime kunder te shume anetareve te PS, me filozofine qe po ndjek ai pas zgjedhjeve si dhe duke bojkotuar kuvendin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›