E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhomat, rriten cmimet per studentet

Studentet te cilet jetojne ne bujtinat e Qytetit Studenti kete vit do te paguajne me shume per te siguruar nje dhome. Nese vitin e kaluar kane paguar 30 mije leke per nje shtrat, kete vit do te paguhet 35 mije leke. Por avantazhi kete vit eshte nje student me pak ne mjediset e nje dhome. "Nese gjate vitit te kaluar kemi pasur nga 4 studente ne dhome, kete vit do te jene nga tre. Nderkohe eshte bere edhe sistemimi i dhomave duke sjelle nje rritje te cilesise e cila justifikon edhe rritjen e cmimit", - ka pohuar per gazeten "Koha Jone" drejtori i Qytetit Studenti, Bujar Brovina.

Kushtet

Ndryshe nga vitet e kaluara kete vit ne QS jane bere nje sere investimesh. Keshtu godina 28-29 e cila ka qene ne funksion te djemve eshte ndryshuar totalisht per t'u rikthyer ne godine vajzash. Nderkohe djemte do te shkojne tek godinat 20-21 te cilat sapo kane perfunduar se rikonstrukstuari dhe eshte ne fazen perfundimtare te mobilimit. "Ne te gjitha bujtinat do kete salla studimi per studentet. Ne dhomat e strehimit te studenteve jane vendosur lavamane, pasqyra dhe jane shtuar dushet ne kate te bujtinave. Furnizimi me uje dhe energji elektrike eshte i pa nderprere, perjashto raste avarie te cilat jane shume te pakta" ka pohuar Brovina. Sipas tij, kete vit eshte siguruar edhe nje autoambulance e vecante per qendren shendetesore qe ndodhet ne Qytetin Studenti. Nderkohe jane marre edhe masa te tjera, keshtu prane Bibliotekes do qendroje e hapur ne sherbim 16 oresh per studentet salla e internetit e cila eshte falas per studentet. Nga ana tjeter, sherbimi sportelit ne bujtina (recepsioni) eshte gjate 24 oreve duke kontrolluar hyrjet e daljet e studenteve ne bujtine. Po keshtu ky sherbim merr nga studentet defektet ne dhoma si elektrike, hidraulike e marangozi.

Regjistrimi

Nje menyre e re regjistrimi eshte bere kete vit per studentet. Te gjithe ata qe kane kaluar nje vit aty, pra studentet e vitit te dyte deri ne te gjashte do te mesojne me ane te internetit ne faqen zyrtare te Qytetit Studenti. Aty do te gjejne numrin e dhomes, katin dhe shoqet apo shoket me te cilet do te ndajne ambientin e perbashket per gjate nje viti akademik. "Kete vit, kemi gjetur nje zgjidhje ideale per te shmangur radhet e gjata, dhe, si pasoje edhe ankesat. Per here te pare Qyteti i Studentit do kete nje faqe ne uebsajtin e vet, ku jane te afishuar te gjithe emrat e studenteve, numri perkates i dhomes dhe i godines. Studenti duhet vetem te klikoje per te gjetur te gjitha te dhenat per dhomen dhe godinen ku do te strehohet per vitin akademik 2009-2010", - ka nenvizuar Brovina. Kurse studentet e viteve te para duhet te bejne pagesen prane bujtinave kur regjistrohen.

Dokumentacioni per regjistrim

Certifikate me fotografi e periudhes korrik-tetor 2009 ose fotokopje e Kartes se Identitetit e shoqeruar me fotografi dhe e noterizuar

3 cope fotografi

Vertetimin nga fakulteti perkates ku vazhdojne studimet, i cili duhet te jete i vulosur

Raporte mjekesore nga rrethi perkates

Per te perfituar sherbime mjekesore falas studentet duket te sjellin prane Q. Shendetesore Kartelen mjekesore

Mandat Pagesen

Urdher regjistrimi nga Inspektoret Regjistrues te cilet jane te vendosur prane cdo bujtine.

Studentet e vitit te Pare e bejne pagesen prane bujtinave kur regjistrohen

Studentet te viteve 2-6 te cilet jane te shpallur ne liste pasaporta sipas bujtinave perkatese te planifikuar per vitin akademik 2009-2010 e bejne pagesen per strehim prane BKT (Banka Kombetare Tregtare) me numer llogarie te TS-1 sh 403002295 dhe prane BIS Banka me numer llogarie te TS-1 sh.a. 6937

Pagesa per strehim eshte ne shumen 35.000 leke

6500

Studente

D te akomodohen kete vit akademik ne bujtinat e Qytetit Studenti. Ndersa eshte mundesuar qe strehimi i studenteve ne dhoma te jete per 3 persona.

Vajzat

Meqenese ka pasur kerkesa ne rritje per strehimin e vajzave ne Qyteti Studenti per kete vit jane vene ne sherbim te tyre dhe bujtina nr 28-29 per strehimin e studenteve vetem te vitit te pare.

Mjedisi

Ambienti ne Qytetin Studenti eshte i sistemuar, i ndricuar dhe pasqyron ne cdo kohe kulture duke u bere vend i frekuentuar jo vetem nga studentet banore, por dhe nga mjaft qytetare te Tiranes.

Mensa

Mensa e Qytetit Studenti ofron nje sherbim me orare te zgjatura. Keshtu mengjesi fillon ne oren 6. 00 deri ne mbylljen e saj ne oren 22.00. Drejtuesit e Qytetit Studenti garantojne nje cilesi, llojshmeria higjiene te gatimit.

Interneti ne dhome

Per here te pare ne historine e tij, ne Qytetin e Studentit ofrohet sherbimi i internetit ne cdo dhome. Si ne shume vende perendimore edhe studentet shqiptare do te kene mundesi te perdorin internetin 24 ore kundrejt nje pagese prej 300 lekesh ne muaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›