Termeti, rendohet jetesa e banoreve
Nje jave pas demtimit te shtepive nga termeti i forte qe goditi komunat e Gjorices dhe Shupenzes ne Diber, situata e banoreve te ketyre komunave eshte renduar se tepermi. Reshjet e rena dje, por edhe ftohja e motit, e ka veshtiresuar shume jetesen e tyre. Dhjetra banore te ketyre fshatrave vazhdojne te qendrojne jashte, para banesave te demtuara. Megjithese Shtabi i Emergjencave Civile dhe ushtria u ka ardhur ne ndihme me vendosjen e cadrave kolektive, disa familje vazhdojne te qendrojne jashte, duke preferuar te mos strehohen ne cadra. Ata kane kerkuar ngritjen e cadrave individuale para banesave, duke pretenduar se duan te ruajne ato orendi qe u kane mbetur brenda ne shtepi. Edhe pse koha u perkeqesua nga reshjet, ata jane pershtatur jashte me mjete rrethanore dhe perseri nuk kane pranuar te vendosen ne kampingje. Por, ka pasur disa prej tyre qe e kane hedhur tej friken e renies se ndonje termeti tjeter dhe kane marre guximin te futen ne banesat e demtuara, edhe pse me carjet qe kane pesuar muret, mund te perbejne rrezik per jeten. Por mesnaten e te shtunes ata kane dale serish te tmerruar nga shtepite, kur zona eshte goditur nga lekundje te reja me intesitet rreth 4 balle. Rrjeti sizmiologjik shenoi dy termete, me i forti prej te cileve ishte i ores 20:06 minuta me epiqender ne Ostren, 600 metra larg termetit ne Gjorice me fuqi 7 balle. Sipas rrjetit sizmiologjik, lekundja e pare ka qene me magnitude 4.3 i shkalles rihter dhe me fuqi 4-5 balle, kurse lekundja e dyte u regjistrua rreth ores 20:26 minuta me mangitude 3.1 te shkalles rihter. Lekundja e pare u shoqerua me panik mes banoreve te Gjorices, Shupenzes dhe Ostrenit, te cilet prej ditesh jetojne tashme me ankthin e tokes qe lekundet. Lekundjet e termetit jane ndjere lehte edhe ne Tirane, Kruje, Fushe-Kruje, Burrel, Lac, Lezhe. Sipas specialisteve te Institutit te Sizmiologjise, kjo situate eshte normale dhe e shpjegueshme. Ata parashikojne goditje te tjera te termetit ne ditet ne vazhdim, por me intesitet te ulet. Bilanci i demeve nga termeti i 6 shtatorit, regjistroi 361 shtepi te pabanueshme, 160 prej te cilave ne komunen Shupenze dhe 150 ne Gjorice, nderkohe qe banesa te demtuara numerohen 1 mije e 479.