Kësti i dytë për pronarët e ndërtimeve të legalizuara
10/03/2011 Nga data 10 mars janë 312 persona përfitues nga fondi i ALUIZNI-t
Nga data 10 mars pronarët e prekur nga legalizimet do të mund të tërheqin këstin e dytë. Fondi i miratuar së fundmi nga qeveria është 749 milionë lekë. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njoftoi subjektet e interesuara se ka përfunduar procesin e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale që përfitojnë këstin e dytë të kompensimit apo shpërblimit. Ky këst i dytë është në masën prej 15,05 për qind të shumës së përgjithshme në të holla të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky proces, ashtu sikurse edhe shpërndarja e këstit të parë prej 21,89 për qind u bazua në VKM nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”. Vendimi përcakton masën e shpërblimit për secilin pronar. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka shqyrtuar 312 kërkesa të depozituara pranë saj. “Vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në numrin përkatës të llogarisë bankare të depozituar në AKKP duke filluar nga data 10.03.2011”, - thekson Elvis Çefa, kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas tij, të gjitha subjektet e interesuara, emrat e të cilëve rezultojnë në listat përfituese të shpronësimit, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, ftohen të paraqiten në çdo kohë pranë zyrave qendrore për dorëzimin e kërkesës për tërheqjen e vlerës së kompensimit.