Debat politik, por jo devijim nga reformat
Sot ne nisim sesionin e ri parlamentar, i cili është edhe i fundit i kësaj legjislature. Gjykoj se është ende shpejt për të bërë bilance, ndonëse është evidente që ne, bashkërisht apo të ndarë, kemi bërë shumë punë të mira gjatë këtyre 3 vjetëve, të cilat në forma dhe mënyra të ndryshme janë reflektuar në mirëqeverisje. Por nuk është vonë të thuhet se rruga që na mbetet deri në zgjedhje është vendimtare dhe përcaktuese, jo aq shumë për notën e vlerësimit të kësaj legjislature, por mbi të gjitha për të ardhmen e vendit. Nuk është shumë e rëndësishme se si do të mbahemi mend pas shumë vjetësh ne, deputetët e dalë nga zgjedhjet e 3 korrikut 2005, por duhet të jetë jashtë çdo diskutimi fati i reformave në progresin e pandalshëm të Shqipërisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë kohës së shkurtër që kemi në dispozicion ne na duhet që sa më shpejt që të jetë e mundur të heqim nga duart dhe t’i japim vendit një kod elektoral sa më modern dhe cilësor, gjë që do të shënonte edhe fundin e suksesshëm të reformës zgjedhore, e, cila jashtë çdo dyshimi, nisi me këmbë të mbarë, kur 117 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë votuan për t’u ndarë një herë e përgjithmonë me “Dushkun”, fenomenin famëkeq të tjetërsimit dhe të deformimit të votës, që u aplikua për shumë vite me radhë në Shqipëri.
Por, në rast se ne duhet të jemi seriozë me publikun, por edhe me njëri-tjetrin, duhet të vijojmë me ritmin më të shpejtë të mundshëm reformat në sistemin e drejtësisë. Ato janë, jo vetëm nevoja jetike për të përshtatur me zhvillimet e vrullshme të vendit, por edhe kërkesa të qarta të partnerëve tanë euroatlantikë. Si grupi më i madh parlamentar i mazhorancës, ne shprehim angazhimin dhe impenjimin tonë maksimal në funksion të këtyre reformave, duke pasur besim dhe shpresë se e njëjta ndjeshmëri do të ekzistojë edhe nga grupet e opozitës.
Por synime të tilla të mëdha arrihen vetëm në rast se i lëmë mënjanë paragjykimet dhe nuk u nënshtrohemi komplekseve të vjetra të konflikteve të stisura dhe artificiale. Gjatë këtyre ditëve ka pasur debate të forta, por më shumë të çuditshme, në ambientin tonë politik. Është sulmuar me të gjitha bateritë Kodi Elektoral, i cili jo vetëm nuk ka përfunduar, por mbi të gjitha komisioni i posaçëm, i ngritur për këtë qëllim, ende nuk ka zhvilluar mbledhjen e parë, pas pushimeve të verës.
Është ngritur një stuhi, apo më mirë të themi uragan, meqë jemi në stinën e tyre, për ligjin e ri të prokurorisë. Ndërkohë, ai jo vetëm nuk ka mbërritur ende në Kuvend, por vijon të jetë në proces draftimi dhe nuk ka kaluar as në Këshillin e Ministrave. Po kështu, po sulmohet me artileri të rëndë buxheti i shtetit i vitit 2009. Po cili buxhet, kur ai ende nuk është kaluar i gjithi nga vetë ministri i Financave, përpara se të shkojë për miratim në qeveri?
Sigurisht, neve nuk na takon dhe as nuk kemi dëshirë të ndërhyjmë, e aq më pak të diktojmë, në axhendën politike të opozitës. Por kam frikë se paragjykimet dhe debatet e parakohshme krijojnë një klimë të papërshtatshme, e cila na shpenzon të gjithëve më shumë energji dhe na merr atë që është më e çmuara në këtë sesion, kohën.
Të thuash sot se ligji i pritshëm për prokurorinë ka lidhje me hetimet e Gërdecit, është më shumë se abuzim, sepse në këtë sallë dhe në ambientet e tjera të këtij Kuvendi është zhvilluar një betejë e gjatë dhe e lodhshme, me anë të së cilës mazhoranca në mënyrë shumë transparente dhe publike ka synuar të vendosë institucionin e akuzës në hullitë e ligjit. Por gjatë asaj kohe, përveç meje si deputet i zonës, askush prej jush nuk e ka ditur emrin e fshatit, ku ndodhi katastrofa, por edhe atë të prokurores së përgjithshme, e cila është sot në detyrë me votat dhe mbështetjen e deputetëve të mazhorancës.
Unë besoj se nuk është serioze për ne, që një proces ligjvënës nga më normalët, më të zgjaturit dhe më të debatuarit, siç është ligji për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë, ne ta kthejmë në një “gur Sizifi” për Parlamentin, por edhe për qytetarët shqiptarë që na ndjekin me vëmendje. Nuk ka asnjë logjikë që hijet e së kaluarës nën diktaturë të mbajnë ende peng shqiptarët edhe pas 17 vjetësh pluralizëm. Ngritja e një komisioni të ri “ad hoc” që propozohet rishtazi nuk është ofertë, ajo është thjesht cinizëm dhe tallje me Kuvendin dhe me publikun. Ne nuk duam të besojmë se ka disa Parti Socialiste apo disa opozita, kur trajtohen disa tema të nxehta politike, siç është fjala vjen ajo e hapjes së dosjeve, sepse evolucioni i qëndrimit, nga kërkesa insistuese e fillimit, në mohimin dhe konsiderimin antikushtetues të projektligjit të nënshkruar nga vetë shumica e deputetëve socialistë, nga deklarimi se jemi të gatshëm të shqyrtojmë dhe votojmë ligjin, në rikthimin e tij në pikën e nisjes përmes një komisioni hibrid, flet për mungesë koherence, në rastin më të mirë, apo për arsye të nëndheshme, në rastin më të keq, që e detyrojnë opozitën të mos jetë e lirë në vendimmarrje, kur vjen puna për hapjen e dosjeve apo distancimin nga diktatura.
Në rast se ka vullnet konsensusi për projektligjin e “pastërtisë së figurave të zyrtarëve të lartë”, dhe jo vetëm për atë, socialistët dhe çdo grupim tjetër në Parlament i kanë të gjitha mundësitë që të angazhohen dhe të kontribuojnë në Komisionin e Ligjeve, ku shqyrtimi i tij tashmë ndodhet në fazën përmbyllëse të tij. Ndërkohë, mazhoranca, në të gjitha qëndrimet e saj, ka dëshmuar dhe është e gatshme të dëshmojë sërish, se ka prirjen absolute për të kërkuar dhe gjetur kompromisin, në mënyrë që të arrijmë bashkërisht në një ligj shterues, që do të mbyllë një herë e mirë kapitullin e errët të së shkuarës komuniste në Shqipëri.
Për të qenë realistë, askush prej nesh nuk pret që me kalimin e ditëve temperaturat politike të zbresin. Është normale që afrimi i fushatës elektorale të ngrejë tonet e debatit dhe ta bëjë më agresive gjuhën e komunikimit mes kampeve dhe mes partive. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, kjo ndodh kudo në botë. Por nuk do të ishte e udhës, do të ishte hap domethënës prapa, që ashpërsimi i pritshëm i debatit politik të na devijonte apo të na vononte nga angazhimet e përbashkëta për temat e mëdha të reformave, ku ne nuk duhet dhe nuk mund të ndahemi me njëri-tjetrin.
Kufijtë që ndajnë mazhorancën nga opozita e një vendi demokratik nuk janë mure të larta betoni apo tela me gjemba. Ne mundemi që pa “cenuar” territoret e njëri-tjetrit, duke ruajtur edhe frymën opozitare edhe qëndrueshmërinë e mazhorancës, të vijojmë bashkëpunimin në ato fusha, ku dallimet nuk kanë pse të ekzistojnë.
Ne nuk duhet të pendohemi për asnjë çast për atë stad të ri komunikimi politik që tashmë është vendosur në Shqipëri, me meritën dhe përgjegjshmërinë e të dyja palëve. Do të ketë edhe për ca kohë korba dhe skifterë që do t’u fryjnë erërave të konfliktit dhe të acarimeve të panevojshme, jo në funksion të interesave të vendit, por në funksion të synimeve të tyre të vogla dhe meskine për mbijetesë politike. Unë do t’ju ftoja të gjithëve që të mos i dëgjojmë sirenat që kërkojnë të na kthejnë në kohërat e vështira, të cilat i kemi lënë pas me vendosmëri dhe kurajo, duke mos harruar për asnjë çast koston e madhe që kemi paguar për to.
Në emër të grupit më të madh të këtij Kuvendi, do të dëshiroja të ftoja të gjitha grupet e tjera parlamentare, por edhe çdo koleg në veçanti, që të punojmë bashkërisht për të realizuar synimet tona ambicioze në dobi të vendit. Ky Parlament mund dhe duhet të bëjë më shumë që vendi të qeveriset më mirë deri në përfundimin e mandatit të vet, ky Parlament mund dhe duhet të bëjë më shumë për të shtruar me asfalt rrugën drejt zgjedhjeve pastërtisht të lira dhe të ndershme, ky Parlament mund dhe duhet të bëjë më shumë, që të garantojë një cilësi të re për pasardhësin e vet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Unë besoj se të gjithë ne duam që kjo të jetë legjislatura e NATO-s, e konsolidimit të rrugës së Shqipërisë drejt Evropës, e liberalizimit të vizave, e lamtumirës së “Dushkut” dhe e zgjedhjeve model.
\