KLD shtyn procedimin për gjyqtarët e “Delijorgjit”
Ndërkaq deklarohen motivet reale të dorëheqjes së dy gjyqtarëve, kishin arsye personale. Topi i kërkon sistemit të drejtësisë mbrojtjen e gjyqtarëve, por kreu i shtetit kërkon edhe ndëshkim për gjyqtarët që abuzojnë me ligjin. Verifikohet mandati i anëtarit të ri, Neshat Fana
KLD-ja ka shtyrë dje për një mbledhje tjetër procedimin për shkarkimin e tre gjyqtarëve të çështjes “Delijorgji”, me gjithë këmbënguljen e ministrit Alibeaj që kjo pikë të trajtohej brenda mbledhjes së djeshme. Çështja e gjyqtarëve “Delijorgji” u shndërrua në një debat pak javë më parë mes KLD-së e nënkryetarit të saj, Spahiu dhe ministrit të Drejtësisë, Aliabeaj. Atëherë ministri u zotua për zbatimin e procedurave, ndërsa Spahiu keqpërdori këtë deklaratë për të krijuar alibinë e vonesës së shqyrtimit të procedimit të gjyqtarëve nga Ministria e Drejtësisë. Për çudi ishte dje KLD-ja që vendosi ta shtynte për në mbledhjen tjetër shqyrtimin e tyre, edhe pse në mbledhjen e djeshme u trajtuan shumë tema më pak të rëndësishme se ajo e gjyqtarëve.
Ndërkaq po në mbledhjen e djeshme të KLD-së u pranuan dorëheqjet e gjyqtarëve Guxim Zenelaj që kalonte në Gjykatën e Lartë, Bashkim Caka që jepte dorëheqjen për arsye personale dhe gjyqtari i Korçës për shkak të fitimit të lotarisë amerikane dhe nisjes drejt SHBA-ve. Pra secili nga dy gjykatësit e fundit nuk kishte si arsye “inatin me ligjin për gjyqësorin”, por motive krejt të tjera.
Gjithashtu, një komision i caktuar nga vetë Këshilli verifikoi edhe mandatin e Neshat Fanës, i cili tashmë gëzon statusin e anëtarit më të ri të KLD-së. Gjatë mbledhjes u vendos në mënyrë unanime që të rishikoheshin disa akte të përgatitura për funksionimin e gjykatave, të cilat kishin mangësi dhe duheshin plotësuar. E vetmja pikë që u shty për t’u diskutuar në mbledhjen e ardhshme, me gjithë këmbënguljen e ministrit për të vazhduar, ishte procedimi për shkarkimin e gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni dhe tre gjyqtarëve ushtarakë të çështjes “Delijorgji”, të cilat u shtynë për mbledhjen e ardhshme.
Mbrojtja e gjyqtarëve
Presidenti Bamir Topi ka kërkuar dje që sistemi i drejtësisë të mbrojë gjyqtarët nga sulmet që u janë bërë këtyre të fundit, ndërkohë që nga ana tjetër kërkoi ndëshkim për të gjithë gjyqtarët që kanë shkelur ligjin, duke shtuar se “drejtësia kërkon që ky këshill të mbrojë gjyqtarët nga sulmet abuzive dhe të pabaza, po aq sa të disiplinojë gjyqtarët që janë abuzues”. Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e para pas pushimeve të verës, z.Topi ka vënë theksin mbi rëndësinë e veçantë të garantimit të parimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor. “Ajo çka duhet të bëjë çdokush për të kontribuar në këtë përpjekje për më shumë integritet dhe pavarësi të gjyqësorit, është që çdo gjyqtar të zbatojë me përpikmëri ligjin, Kushtetutën dhe të jetë garant i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Besimi tek publiku do të jetë çelësi për një sistem drejtësie të konsoliduar dhe të qëndrueshëm”, - kështu ka deklaruar dje kreu i shtetit, Bamir Topi. Ai u ka kërkuar gjyqtarëve që të kenë busull orientimi aftësitë e tyre profesionale juridike mbi prirjet dhe tendencat shpeshherë negative për ta korruptuar sistemin. “Ju ftoj të vazhdoni të konsideroni varësinë tuaj të vetme dhe të plotë ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, por pa anashkaluar në asnjë çast rëndësinë e rolit aktiv që ky këshill ka në qeverisjen e sistemit gjyqësor”, - ka vazhduar më tej Presidenti. Nga ana tjetër Presidenti ka bërë të ditur që Këshilli duhet të mbrojë gjyqtarët nga sulmet abuzime abuzive dhe të pabaza, por nga ana tjetër i ka kërkuar Këshillit të ndëshkojë të gjithë gjyqtarët të janë abuzues. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë i qeverisjes së gjyqësorit ka detyrimin kushtetues që të mbrojë gjyqtarët dhe unë ju ftoj ta bëjmë moto të misionit tonë, ashtu siç duhet të ndëshkojmë çdo individ, i cili cenon integritetin e gjyqtarëve dhe rrënon imazhin e sistemit të drejtësisë”, - sqaroi Presidenti. Nga ana tjetër, ai bëri me dije se takime të tilla Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të zhvillojë edhe në gjykatat e rretheve, për të qenë prezent kudo në territorin shqiptar. Gjatë mbledhjes së djeshme u diskutua edhe në lidhje verifikimin e mandatit të anëtarit Neshat Fana. Nga ana tjetër u vendos edhe në lidhje me shkarkimin e gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni dhe votimi për dorëheqjen e anëtarit Guxim Zenelaj, i cili tashmë është emëruar si pjesëtar i Gjykatës së Lartë.
Gjykata e Lartë
Gjyqtarët e rinj bëjnë betimin, ende nuk mund t’u caktohen çështje për gjykim
Gjashtë gjyqtarët e rinj të miratuar nga Kuvendi dhe të dekretuar më parë nga Presidenti i Republikës kanë bërë dje betimin në ambientet e Gjykatës së Lartë. Betimi u zhvillua përpara trupës gjyqësore, ku sipas zakonit, gjyqtarët e rinj Aleksandër Muskaj, Andi Çeliku, Arjana Fullani, Guxim Zenelaj, Evelina Qirjako dhe Majlinda Andrea u betuan se do t'i qëndrojnë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi, duke respektuar rregullat e etikës profesionale. Por, me gjithë betimin e bërë dje para trupës gjyqësore, gjyqtarët më të rinj të kësaj gjykate nuk do të kenë mundësinë të marrin vetë çështje në shqyrtim, përveç pjesëmarrjes në trup gjykues. Arsyeja, sipas burimeve nga gjykata, është mosemërimi ende i kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili ka atributin e ndarjes së çështjeve, ndarjes nëpër kolegje dhe të tjera funksione të rëndësishme. Kryetari i ri do të përzgjidhet mes anëtarëve të trupës gjyqësore, për të dekretuar nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit, e njëjta procedurë e përdorur edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
“Kredia e keqe”
Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar
Tetë të pandehurit e operacionit “Kredia e keqe”, të cilët akuzohen për mashtrime me kartat e kreditit, do të procedohen me gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Tiranës. Në seancën e djeshme gjyqësore, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bujar Krasniqi, ka vendosur të pranojë kërkesën e të pandehurve për gjykimin e tyre ashtu siç janë edhe aktet e paraqitura nga ana e prokurorisë. Prokurori i çështjes ka lexuar të gjitha provat që dispononte në ngarkim të të pandehurve. Tetë të pandehurit për këtë gjykim janë Taip Çelaj, 26 vjeç, ish-oficer i kredisë pranë një banke, Sotiraq Vito, 42 vjeç, Mahmut Barziu, 40 vjeç, Arben Beqiri, 40 vjeç, Astrit Graceni, 66 vjeç, Luan Gjika, 47 vjeç, Blendi Sharra, 32 vjeç dhe Selman Mici, 44 vjeç. Në seancën e radhës prokurori do të lexojë konkluzionet e tij përfundimtare për të pandehurit. Këta të fundit ranë në pranga në sajë të operacionit të koduar “Kredia e keqe”. Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat e “mashtrimit më shumë së një herë” dhe “falsifikim të dokumenteve” të kryera në bashkëpunim.