Tërhiqen 50 mijë tonë mish, me përbërje të mishit të kalit

Autoritetet në Holandë e kanë shpallur tërheqjen e 50 mijë tonelatave të mishit të lopës, për shkak të dyshimeve se përmbajnë mish të padeklaruar të kalit.
Autoriteti për Sigurinë e Prodhimeve i Holandës ka njoftuar sot se origjina e mishit ishte e paqartë dhe se siguria nuk mund të garantohet.
Megjithatë, ka thënë se nuk ka prova se mishi ishte kërcënim për shëndetin e njerëzve, transmenton Rel.
Me këtë mish kishin furnizuar dy kompani tregtare të Holandës dhe ishte shitur si mish lope në gjithë Evropën.
Ky zbulim është i fundit në një seri të skandaleve, pasi janë gjetur shenja të mishit të kalit në shumë ushqime të ngrira me mish lope të përpunuar në gjithë Evroçën./Indeksonline/