E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finlanda kërkon falje për përfshirjen e Putinit në listë të zezë

Finlanda ka kërkuar falje nga presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, pasi policia e ka vënë atë gabimisht në listën e zezë të njerëzve me lidhje në veprimtaritë kriminale.

Në një kumtesë të sotme, ministrja e brendshme e Finlandës, Paivi Rasanen, i ka dërguar Putinit “kërkim falje të sinqerë për regjistrin jokorrekt”.

Televizioni finlandez MTV3 ka raportuar më herët gjatë ditës se Putin ishte vënë në regjistrin sekret kriminal për kontaktet e tij me klubin motoçiklist rus, Night Wolves.

Policia e Finlandës më vonë ka shpallur se emri i Putinit ishte larguar nga lista dhe ka njoftuar se po zhvillohen hetime se si emri i tij u gjet në këtë listë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›