Debate në komisionin e sigurisë për lirimin e dy gjeneralëve

Debatet në komisionin e sigurisë kanë detyruar mazhorancën të braktisë mbledhjen. Në mbledhje po jepeshin përfundimet e nxjerra nga grupi i punës për lirimin nga detyra të dy gjeneralëve. Në një prononcim për RTV “Ora News”, deputeti i PD-së Fatos Hoxha theksoi se çështja e dy gjeneralëve Arian Zaimi dhe Kudret Çela është shqyrtuar nga gjykata dhe për këtë nuk duhej të shqyrtohet në komision.
“Komisioni po shqyrtonte kërkesën që kanë bërë dy gjerenalët në lidhje me dekretimin dhe lirimin nga detyra e tyre nga presidenti i Republikës. Komisioni i sigurisë nuk mund të shqyrtonte ankesën e dy gjeneralëve pavarësisht pasi bien ndesh me nenin 77 të Kushtetutës. Është marrë një vendim nga gjykata. Opozita krijoi të bëjë shoën e radhës, e nuk ramë në grackën e tyre. Gjykata kushtetuese nuk lejon asnjë komision të shqyrtojë pas vendimit të saj” theksoi Hoxha.
Dy gjeneralët Arian Zaimi dhe Kudret Çela kanë paraqitur në komisionin e sigurisë ankesa lidhur me mënyrën se si kanë dalë në lirim. Prej kohësh dy gjeneralët kanë deklaruar se urdhrat për lirimin e tyre janë bërë në kundërshtim me ligjet përkatëse dhe kanë kërkuar rikthimin në detyrë.