Tragjedi në Mat, vëllai qëllon për vdekje motrën
Tragjedi në një fshat të Matit. Vëllai ka qëlluar për vdekje motrën, pas një konflikti familjar, për motive ende të panjohura.
Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Madhesht të komunë Ulëz.
Policia ka konfirmuar vrasjen, duke shtuar se viktima ka humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra.
Policia po heton lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë tragjedi, ndërsa nuk jepen informacione lidhur me identitetin e viktimës dhe autorit të vrasjes.