E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate mes pozitës dhe opozitës për amnistinë fiskale

Ligji për amnistinë fiskale shkakton debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave mes opozitës dhe deputetëve të mazhoranës. Opozita pas debateve largohet nga komisioni duke e përcaktuar vetëm si një veprim për shkak të fushatës elektorale.
 

Në Komision gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka i cili ka shprehur vërejtjet e tij në lidhje me projektligjin për amnistinë.
 

Por sipas Ministrit të Financave Ridvan Bode kjo kërkesë e biznesit nuk ka kuptim pasi tarifa e përcaktuar është simbolike.
Por kush janë ata që do të përfitojnë. Sipas Ministrit Bode, kjo kategori do të shpëtojë nga të gjitha detyrimet e papaguara gjobat dhe kamatë vonesat, qofshin ato lokale ashtu edhe qendrore.
 

Pas diskutimeve, projektligji pritet që të kaloj për votim në parlament.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›