E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia Fiskale debate te ashpra ne Komisionin e Ekonomise

 Amnistia fiskale mbërrin në tryezën e komisionit kuvendor të Ekonomisë. Ashtu si pritej deputetët e opozitës kundërshtuan ashpër diskutimin e amnistisë fiskale, duke u shprehur se drafti ka ardhur në një kohë rekord dhe nuk është futur në kalendar. Në shenjë revolte ndaj këtij ligji deputetët e majtë braktisën komisionin.

Ministri I Financave, Ridvan Bode i ftuar në seancën dëgjimore për të shpjeguar detajet e këtij procesi, deklaroi se përfituesit më të mëdhenj do të jenë pikërisht qytetarët. Sipas Bodes, kjo kategori do të shpëtojë nga të gjitha detyrimet e papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat, qofshin ato lokale, ashtu edhe qendrore

Gjithashtu, numri një i Financave, deklaroi se bizneset e vogla do të kenë një shtysë të re, duke u zhveshur nga çdo detyrim I hershëm tatimor apo doganor. Kjo, gjë vlen edhe për bizneset e mëdha, të cilat do të futen në një nivel të ri të konkurrencës në treg, përmes legalizimit të aseteve.

Për sa i përket tarifave, ministri Bode deklaroi se nuk e shikon të arsyeshme ndryshimin e tarifave dhe zbritjen e tyre nga 6 për qind për pasuritë e paluajtshme dhe 7 për qind për makineritë.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›