E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaka: Duhet krijuar baza të të dhënave profesionale për bizneset

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Z. Nikolin Jaka parashtroi në mbledhjen e Kryesisë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë krijimin e një baze të dhënash profesionale të bizneseve shqiptare të kategorizuar që t'u afrohen këtyre të fundit. Sipas Jakaj duhet të bëhet një studim statistikor/sektorial tregu për t'iu vënë në dispozicion bizneseve shqiptare, në misione, forume, takime B2B etj.
Ai gjithashtu shtoi se duhet të përfshihet në bazën profesionale të të dhënave e një linku, ku biznesi të ketë mundësi të përzgjedhë punonjës të kualifikuar dhe profesionalë, si rezultat i një seleksionimi të bërë nga Departamenti i shërbimeve të Biznesit.
Në këtë mbledhje u prezantua Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës së Tregtise dhe Industrisë Tiranë, Zj. Eugenia Gjuraj, gjithashtu dhe Sekretari i ri i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Z.Gëzim Podgorica.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›