E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Pse Berisha dhe Meta i mungojnë fushatës time

Iniciativa për Tiranën, një forum intelektual, ka zhvilluar dje takimin e tretë me kandidatin e së djathtës për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha. Kandidati socialist, Rama, edhe këtë herë ka parapëlqyer të mos i përgjigjet ftesës së Grupimit. Takimi është mbajtur, ashtu si herët e tjera, në sallën e Akademisë së Arteve, por në ndryshim nga herët e tjera pjesëmarrësve i është shpërndarë “fryti” i dy javëve më parë në formën e një reviste bardh-e-zi, të titulluar ‘Iniciativa për Tiranën-Ide për Qytetin”. Takimi i është gëzuar edhe pranisë së medias dhe diskutimet kanë qenë tre formatëshe, Basha-gazetarë-intelektualë. Intelektualët kanë ngritur probleme shtyrë jo vetëm nga shqetësimet qytetare, por edhe nga profesionet që përfaqësojnë. Elsa Ballauri, aktiviste e shoqërisë civile, ka ngritur problemin e censurimit të medias, nëpërmjet dhënies së kasetave të gatshme, si dhe nevojën e një infrastrukture më tepër shpirtërore, sesa teknike. ‘Problemi i madh për Tiranën nuk është vetëm që të ndërtojmë infrastrukturën rrugore, por atë humane, që akoma nuk e kemi kuptuar nevojën e saj. Së pari, do të doja t’i thoja zotit Basha se jam kritike me shpërndarjen e kasetave që i bëhet medias, pasi ky veprim cenon median. Ndërsa për zotin Rama kisha një pyetje, pak ditë më parë dëgjuam për një organizatë që nuk paguajnë taksa, dua që zoti Rama të na përgjigjet për këtë problem”, u shpreh Ballauri. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule përshëndeti përfshirjen e arsimit të lartë në platformën e zgjedhjeve elektorale të majit. “Ndihem mirë që në zgjedhjet e pushtetit lokal, problemet e arsimit të lartë po bëhen pjesë e një debati sugjerimesh dhe zgjidhjes jo vetëm të infrastrukturës, por edhe të interferimit”, tha Kule. Gjatë fjalës së tij, kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, duke përgëzuar intelektualët për këtë iniciativë, theksoi se ky është një debat gjithëpërfshirës, i cili do të kthejë kryeqytetin në qendër të debatit publik. Ndërkohë që Basha shprehu shqetësimin e tij për polarizimin e qytetit nga politika, e cila i ka ndarë në të majtë dhe të djathtë individët, madje dhe mediat. “Të informohesh në mënyrë të drejtë dhe të plotë është e rëndësishme. Ka qenë polarizimi dhe pengmarrja e qytetit, që sot prek të gjithë, madje dhe mediat, duke i ndarë në të majtë dhe të djathtë. Besoj se ju të gjithë i keni ndjerë dilemat e polarizimit të tejskajshëm. ǒpo ndodh, ditë për ditë, muaj për muaj, po bëhemi aktorë aktivë dhe spektatorë të teatrit politik”, tha Basha. Basha ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me polarizimin e mediave dhe është ndalur te problemi i transmetimit dhe përgatitjes së kasetave të gatshme elektorale nga shtabet e subjekteve politike. “Praktikën e kasetave nuk e solla unë, por e gjeta mes jush. Është një praktikë që është bërë pjesë e kulturës politike, jo vetëm në rast zgjedhjesh. Unë kundër kësaj ngrihem, kundër automatizmit të medias. Ky është një problem i madh që nuk mund ta bëj pjesë të fushatës time, por bashkë me të gjithë ju mund të ndryshojmë diçka. Mendoj se filtrimi i informacionit dhe përpjekja për të transformuar informacionin do të jetë një forcë për median, për të thyer vargonjtë që thonë se janë rreth medias”, nënvizoi kandidati i PD. Duke folur para të pranishmëve, Basha ka theksuar se nëse zgjidhet qytetar i parë, nuk do të bëjë dallime mes qytetarëve që mund të kenë bindje partiake të ndryshme. “Qyteti është si familja, nuk mund të ketë të humbur dhe të fituar. Familja ecën me konsensus. Që asnjë të mos vendosë thundrën e axhendës politike mbi axhendën qytetare, që ne mos ta ndjejmë këtë presion politik, vendimmarrja duhet të jetë në konsensus mes nesh”, theksoi Basha. Kandidati demokrat ka theksuar se reforma e tij fiskale do të sjellë lehtësi për biznesin dhe ka nënvizuar se prioritet do t’u kushtohet atyre bizneseve që favorizojnë punësimin. “Nuk them që reforma ime fiskale, që do të heqë 60 nga këto tarifa, do të jetë mjeti kyç për zgjidhjen e problemit të çmimeve, por do të ndikojë. Do vendos “premium”, për ata që ofrojnë punësim, që do të përdoret për trajnimin e punëtorëve në fushën e teknologjisë, në mënyrë që Tirana të kthehet në qytetin më të mirë për investitorët”, ka saktësuar Basha. Më tej, Basha ka sqaruar edhe planet e tij për rritjen e buxhetit të bashkisë dhe investimet që do të bëjë ky institucion, nëse do të drejtohet prej tij. “Sa për buxhetin, Tirana ka nevojë për zgjidhje të mëdha dhe unë jam i vendosur të mos lejoj ndërhyrjen e politikës në problemet e saj, duke filluar me transportin, shkollat, etj. Buxheti i Tiranës do të jetë dinamik, me dyfishimin e të ardhurave përmes mirëqeverisjes fiskale. Dyfishim i të ardhurave duke ulur taksat”, ka bërë të ditur Basha, duke shtuar se modernizimi i shërbimeve që ofron Bashkia e Tiranës do të jetë një tjetër objektiv i tij. “Do përdorim sisteme moderne, që sot janë të qarta. Do punojmë për mbledhjen më moderne të mbeturinave. Do t’i ndajmë ato në plastike, letre apo të djegshme. Bashkia do punojë që të marrë hua nga institucionet kredidhënëse, të investojë në veprat publike, nga të voglat e deri tek të mëdhatë, plot 200 milionë euro, duke ndërtuar një raport transparent me sektorin privat”, shtoi ai.

Endri Xhafa-TCH: Zoti Basha ju përmendet projekte infrastrukturore të rëndësishme për Tiranën, si Unaza e Madhe, që thatë se do t’i realizonit nëpërmjet partneritetit me qeverinë. Mesa kam dëgjuar, Kryeministri Berisha është shprehur i gatshëm të financojë çdo projekt të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që kemi një bllokim të buxhetit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. A lë të kuptohet kjo, që ky është një bllokim politik. A do të marrim ne nën dritën edhe të vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor, i cili hodhi poshtë vendimin e KQZ, për të pranuar kasetat nga shtabet elektorale, a do të marrim ne njoftime nga shtabi juaj elektoral për aktivitetet ku do të jeni ju, në mënyrë që ne të jemi fizikisht atje?

Për pyetjen e fundit ju garantoj që nuk kam përzënë dhe nuk do të përzë asnjëherë askënd nga aktivitetet e mia publike dhe politike. Natyrisht, për sa është e mundur, do të ruaj intimitetin e qytetarëve gjatë takimeve që kam me ta në kontekstin e ecjes në qytet, por në çdo rrethanë tjetër kam mbetur dhe do të mbetem i hapur gjithmonë. Kjo është fryma ime. Kjo është ajo që desha të shpreh këtu. Dhe besoj të paktën në synimin që kemi sonte, pavarësisht prej pozicioneve personale që kemi të gjithë këtu në sallë, në synimin që kemi, që na bashkon, për një transparencë më të madhe, për një informim më të drejtë, duhet të ndjehemi mirë, sepse kemi një synim të përbashkët. Sa i përket çështjes së buxhetit, po, është e vërtetë që Bashkia e Tiranës, ekzekutivi i saj, ka zgjedhur që në vend se ta shtrijë dorën e konsensusit te Këshilli Bashkiak si përfaqësuesi i konsensusit qytetar, t’i bëjë atentat këtij konsensusi, dhe të veprojë në vend të një buxheti vjetor me buxhete mujore, një hapësirë që ia lejon ligji. Unë ju garantoj se konsensusi dhe ndërtimi i konsensusit do të jenë baza e veprimtarisë time, administrative, qytetare, jo vetëm me qytetarët, por në radhë të parë me ata që përfaqësojnë qytetarët në punën e përditshme të Bashkisë së Tiranës, që është Këshilli Bashkiak. Unë nuk do të ngurroj t’i shtrij dorën askujt, bazuar mbi teserën që mban në xhep, apo mbi ngjyrën e partisë që përfaqëson, sepse për mua partia që përfaqëson, në atë sallë të këshillit ka shumë më pak rëndësi sesa përfaqësimi që ajo zonjë, apo ai zotëri i bën interesit qytetar dhe unë do t’ua faktoj, se këtë frymë konsensusi do ta shtrij edhe më gjerë, duke përfshirë në strukturat ekzekutive dhe vendimmarrëse qytetarë dukshëm nga i gjithë spektri politik i qytetit të Tiranës, me një kriter të vetëm: të kenë në zemër pasionin dhe të kenë kapacitete të punojnë me performancë të lartë për qytetin e Tiranës.

Menada Zaimi-Klan: Zoti Basha, kur ju flisni për shpëtim të hapësirave publike, për më shumë gjelbërim, për zhvillim të Tiranës, që nis nga lagja ime, unë si qytetare e Tiranës ndihem shumë e lumtur nëse ndodh, por di që një nga pikat më të forta me të cilat maxhoranca, vetë ju, sulmoni kryebashkiakun aktual, është betonizimi i Tiranës. Ku do ti gjeni ju këto hapësira? Në lagjen time, pallati im ka qenë në formë L, tani është bërë në formë U, prapa dhe para janë ndërtuar pallate të tjera. A jeni i gatshëm, qoftë edhe me kosto sociale e ekonomike, të nisni një aksion që do të zhbënte atë që është bërë keq në Tiranë?

Së pari, dua të theksoj se në tërë fushatën time nuk ka pasur e nuk do të ketë asnjë sulm drejtuar kandidatit tjetër. Evidentimi i punës të tij është bërë tashmë në vite, ndërsa unë jam i përqendruar tërësisht në ofertën time për Tiranën. Dhe në ofertën time për Tiranën, në pjesën e cilësisë së jetës, ku plani i ri urbanistik është bluprinti, gjurma mbi të cilën do operoj, mbështetet në dy parime kryesore: respekt total për pronën private dhe rifitimi maksimal i hapësirave publike. Respekti i pronës private dhe fitimi i hapësirave publike shkojnë dorë më dorë me njëra-tjetrën. Dhe ka qenë pikërisht cenimi i njërit, që ka sjellë edhe cenimin e tjetrit. Si do të veprojmë? Së pari, do të fillojmë punën në qelizë, në lagjet e Tiranës. Së dyti, do të bëjmë faktorizimin maksimal të pronës private, por do ta bëjmë këtë nëpërmjet një integrimi të harmonizuar të interesave të qytetarëve. Pra më thjeshtë. Në një lagje të vjetër, nuk do të ngulet një kunj 15-katësh, në pronën e 1, 2 apo 3 familjeve dhe të tjerët do shikojnë me gisht në gojë se çbëhet në pronën e tyre, por do të bëhet një përqasje harmonike, ku e drejta e zhvillimit, e gjithë kuartalit, do të transferohet brenda zhvillimit. Nëse do të ketë një objekt me vlerë private komerciale, do të përfaqësohen në atë objekt proporcionalisht e gjithë vlera financiare e pronës dhe e vlerës së shumëfishuar të pronës, për t’i lënë vend fitimit me këtë formulë, hapësirës që kemi nevojë. Dhe kemi nevojë për hapësirë në shumë plane. Pikësëpari për rrugë të standardit europian me trotuare, ndriçim, infrastrukturë nëntokësore. Kemi nevojë për shkolla, kopshte, çerdhe sepse Tirana është trefishuar si popullsi, ndërkohë që numri i këtyre institucioneve ka ngelur pothuajse në vend numëro. Kemi nevojë për konceptin e një Tirane të gjelbërt, e cila nuk merr fund vetëm me korridorin e gjelbërt, Lumi i Tiranës apo një park tjetër të madh. Por duhet të konkretizohet me gjelbërimin, si një parim në të gjithë zhvillimin e qytetit, nëpërmjet këndeve të gjelbërta në çdo lagje dhe asaj që unë propozoj, bashkë me ekspertët e mi, një formulë e ndërtimit, ku faktori i gjelbërt të jetë minimalisht 50% e sipërfaqes së ndërtimit. Ka qenë edhe më përpara kjo gjë, por çfarë ndodhte. 50%-shi nuk kthehej në sipërfaqe të gjelbërt, por në vendparkime. Pastaj aty dalëngadalë mbinin njëri pas tjetrit zhvillime të ndryshme, nga lavazhet te kafet luksoze, por fakti është që qytetit ju gllabërua gjelbërimi. Edhe në zhvillime të reja ju gllabërua gjelbërimi. Këto zhvillime të reja, të cilat janë bërë kryesisht në pjesën lindore e juglindore të qytetit, kanë krijuar një problematikë të jashtëzakonshme sepse përveç rrugëve pa standarde, ujësjellës, kanalizime të cilësisë së dobët, mungesë kopshtesh, shkollash, çerdhesh, kanë bllokuar edhe korridoret ajrore të një Tirane që tani gjeografikisht ndodhet në një situatë specifike. Si mund ta bëjmë? Unë nuk propozoj shkuljen, apo dinamitin për pallatet që janë ndërtuar. Sepse kjo do të ishte jo vetëm utopike, por ndoshta edhe jo e përballueshme, nga ana e faturës financiare që do të sillte. Por unë propozoj pikësëpari ndalimin ??????????????????????????????????????sot 9 maj të çdo gllabërimi të hapësirës publike dhe të gjelbërt. E kam nisur këtë te Komuna Parisit me rikthimin e hapësirave të klubit sportiv Dinamo, komunitetit sportiv. Jam shprehur qartë për mosbetonizimin e një zone afër digës së liqenit dhe do qëndroj po kaq fuqimisht për mosbetonizimit kudo që ajo ndodhet. Por ka një numër të madh mënyrash e formash, që i njeh sot arkitektura e urbanistika moderne, sesi jo vetëm t’i ndalojmë, por edhe të kundërsulmojnë betonin. Kjo mund të ndodhë në disa forma e mënyra, disa prej tyre arkitektët tonë më në zë, disa prej tyre janë kontributorë në Iniciativën për Tiranën.

Ardi Bita-Vizion Plus: Zoti Basha, ju folët pak më parë për vlerësim apo rivlerësim të pronës private për të fituar hapësira publike. Po ju sjell një shembull që e kemi evidentuar javët e fundit në kronikat tona. Një nga projektet më të mëdha, që dhe ju e keni projektin tuaj, është projekti për unazën e madhe. Në fakt qeveria ku ju keni qenë pjesë para 40 ditësh, ka nisur punimet në këtë unazë e para, pa shpronësuar pronarë, na e kanë pohuar vetë pronarët këtë, e kanë pohuar vetë, dhe e dyta, me një vlerë minimale të tokës. A duket se ka diçka kundërthënie kjo?

Pikësëpari, punimet e unazës së madhe nuk do të ndalen nga një interes parcial, qoftë ky interes i motivuar politikisht, qoftë ky interes i kandisur në axhenda, siç ishte axhenda kuazi ambientalist i Kopshtit Botanik. Kopshti Botanik nuk u prek dhe nuk do preket baza gjenetike që ai kopsht ka, është diçka e vyer, po ne do procedojmë. Unë jam i vendosur që të mos lejoj më ndërhyrjen politike në ndërtimin e unazës së madhe. Në ndërtimin e unazës së madhe, natyrisht Bashkia do mbështetet fuqimisht tek kapacitetet huamarrëse të qeverisjes qendrore. Do ta bëj këtë edhe për faktin se vepra është shumë e shtrenjtë, është vepra më e madhe infrastrukturore e qytetit të Tiranës dhe një nga veprat më të madha në të gjithë vendin. Por do ta bëj këtë, se kjo vepër nuk i shërben vetëm qytetit të Tiranës, pra në një farë mase është detyrim i qeverisjes qendrore të kontribojë dhe shpreh kënaqësinë që për këtë vepër, deri tani shoh se do kemi një bashkëpunim shumë të frytshëm. Çështja e shpronësimeve, shpronësimet e veprave publike në Tiranë, edhe po të jetë zgjerimi i një rruge, rrugice apo akoma më shumë të një vepre të madhe infrastrukturore, nuk do bëhet pa miratuar vlerën e plotë të tregut. Problemin e Saukut e njoh, banorët e Saukut i kam takuar, është paradoksale për mua, që nga njëra anë e rrugës çmimi është në përputhje me vlerën e tregut dhe nga ana tjetër 4 herë më poshtë. Faleminderit që më dhe rastin që t’i siguroj dhe një herë para jush, se çfarë do jetë pozita ime, por në veçanti si Kryebashkiak i ardhshëm i Tiranës, asnjë centimetër katror i tokës së tyre, nuk do të shpronësohet pa vlerën reale të tregut.

Ardi Bita: Medias nuk i ka shpëtuar fakti që në fushatën tuaj në Tiranë, përveç ditës së parë kur ju prezantoi Kryeministri Berisha, por edhe Kryetari i partisë së dytë qeverisëse pra LSI, Ilir Meta nuk kanë qenë në krahun tuaj. Kjo është një shmangie me dashje e tyre, apo është mënyra juaj e të bërit fushatë?

Fushata ime shpresoj ka sjellë një risi në qytet, besoj dhe në kulturën politike, sepse fushata ime nuk ka pasur qëllim deklamimin tribunor të platformave apo të vizioneve, po ka pasur si qëllim të thithë në një kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarin, në çdo nivel nga pragu i derës ku jeton te lagjet ku i takoj ne “Talk woll meating” te grupet e interesit, qofshin këto gra kryefamiljare apo bankere të Tiranës. Në këtë kuadër, mendoj se kontakti që ata kanë dëshiruar, diskutimi që ata kanë dashur të kemi, mesazhet që ata kanë dashur të përcjellin kanë qenë me kandidatin për kryebashkiak dhe jo me persona të tjerë, të cilët në këtë rast janë kryetarë të partive të koalicionit, që në këtë rast mbështesin kandidatin.

Yllka Kamenica-ABC NEWS: Në premtimet tuaja ju keni thënë se nuk do të lejoni që të ndërtohen pallate 35-katësh te diga e liqenit. Ky do të mbetet një premtim elektoral, apo do jetë e vërtetë, madje edhe Kryeministri është shprehur që kjo do varet nga ju?

Sapo u shpreha për këtë çështje, ku folëm për këtë zonë. Në këtë rast konkret, sikundër në çdo rast tjetër, jam i vendosur që asnjë centimetër pronë publike dhe hapësirë e gjelbërt të mos preket. Ndërkohë, plani i ri urbanistik, do të japë mundësi të shumëfishta që këtë energji zhvilluese ta orientojmë në zhvillimin e zonave të degraduara, siç është segmenti Stacioni i Trenit te Bregu i lumit, Bregu i Lumit në tërësi, nga Ura e Brarit tek Ura e Kamzës. Në vend që të prishim të vetmin park që na ka mbetur me energjinë pozitive të sektorit privat, të ndërtojmë një park tjetër, dhe aty natyrisht do të ketë vend edhe për zhvillime të sektorit privat.

Aristir Lumezi-Gazeta Panorama: Zoti Basha, kemi parë politikën tonë, që gjithmonë historia ka filluar me individin. Nëse ju zgjidheni Kryetar i Bashkisë, historia e Bashkisë së Tiranës do fillojë më 9 maj, çfarë do ofroni nga projektet që janë bërë dhe që janë në proces dhe çfarë do rishikoni nga ato?

Vendosmëria ime është shumë e madhe ta depersonalizoj këtë përqasje në vendimmarrje në Bashkinë e Tiranës. Pikërisht në këtë kuadër është e domosdoshëm bashkëpunimi më i sinqertë, në kuptimin sa më i madh besimi me qytetarin, e vërtetë jo fallco, e përhershme jo periodike, në kohë fushatash apo vendimmarrje të veçanta. Unë besoj se personalizimi i vendimmarrjes është problem më i madh që shoqëria ka sot. Sikundër kam parë forcën e konsensusit qytetar, të përballoi katastrofën natyrore, të ngrejë qytete nga rëra dhe të kthejë qytete të degraduara në qendër civilizimi europian dhe botëror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›