E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Zgjedhjet, një hap drejt integrimit

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh në studion e "Ora News" se zgjedhjet e 28 qershorit ishin një hap i rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Europian. Sipas tij edhe pse këto zgjedhje janë vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët politika nuk duhet të ketë aq shumë influencë në zgjedhje. Ai gjithashtu shtoi se PR tregoi edhe një herë se është forca e dytë politike dhe këtë e ka arritur falë kandidatëve dhe mënyrës së organizimit të fushatës. Ndërsa për koalicionin PD-LSI, kreu i PR Mediu u shpreh se politika shqiptare ka treguar gjithmonë maturi për çështjet kombëtare. "Vlerësoj se marrëveshja PD- LSI është një lëvizje e matur dhe për interesat kombëtare "theksoi Mediu. Ai gjithashtu u shpreh se vlerat që do të japë LSI-ja do të jenë vlera positive që do ti shërbejnë qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›