E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin, nuk ndryshon taksa e sheshtë

TIRANE- Qeveria nuk do të rrisë taksën e sheshtë prej 10 për qind, duke mos marrë kështu parasysh rekomandimin e bërë pak ditë më parë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ta cuar atë në 15 për qind.

“Nuk kemi asnjë lloj plani për të rritur taksën e sheshtë gjatë vitit të ardhshëm. Ne mendojmë se kemi mekanizma të tjerë disponibël që të garantojnë qëndrueshmërinë e financave publike”, tha Zv.minister i Financave Alfred Rushaj

Opozita në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ka kritikuar shifrat e qeverisë për nivelin e të ardhurave të parashikuara në buxhetin 2012, duke i konsideruar ato jorealiste.
“Për mua mbetet shqetësues që në raportin e vitit 2010 ju keni të ardhura në shifrën absolute vetëm 5 mld lekë, ju parashikoni që shtesa me të pritshme do jetë 26 mld lekë, nga 329 në 355. Kjo na le të kuptojmë se duke pasur pikëpyetje për rritjen ekonomike dhe duke pasur këtë kapërcim midis dy viteve reale 2010-2011 dhe parashikimin e vitit 2012 ekziston një risk që të jeni prapë në shifra të fryra të të ardhurave buxhetore”, tha Arben Malaj i PS.

Komisioni i Ekonomisë miratoi me konsensus ndryshimet në ligjin për bankat, duke e vlerësuar sistemin bankar në vend të sigurt, likud, të shëndoshë financiarisht dhe të mirë kapitalizuar.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Debate në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin, nuk ndryshon taksa e sheshtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›