Haxhinasto në Asamblenë e NATO-s: Veriu Kosovës, jo risk permanent
TIRANË- Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë punimeve të Sesionit të 57-të të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Atlantikut Verior, e ka cilësuar partneritetin me NATO-n si një sukses në rritjen e sigurisë në rajon.
Duke u ndalur në marrëdhëniet Kosovë-Serbi Haxhinasto shtoi se Veriu i Kosovës, nuk mund të lejohet të krijojë një risk permanent shpërthimi.
"Veriu i Kosovës nuk mund të lejohet të krijojë një risk permanent shpërthimi, aq më pak midis vendeve që aspirojnë integrimin në BE. Ne vlerësojmë që ekziston plani dhe mekanizmat për zbatimin e tij. NATO, siç deri më sot, është një pjesë e rendësishme e zgjidhjes",- tha Haxhinasto në fjalën e tij.
Ai shtoi se duhet vizion për të ndërtuar sot mjedisin evropian që do të ndërtohet pas disa vitesh, kur vendet tona do të jenë anëtare të BE-së. Për këtë, duhet gjithashtu kurajo e vendosmëri nga të gjitha palët, veçanërisht nga serbët e shqiptarët.
Haxhinasto vuri në dukje se NATO dhe partnerët e saj, kanë ndryshuar perceptimet dhe realitetet e rajonit të Ballkanit, duke e kthyer Ballkanin nga konsumator në kontributor të sigurisë.
Haxhinasto vlerësoi kontributin e Shoqatës së Atlantikut në të gjitha vendet e rajonit për të formëzuar Kartën e Adriatikut këtë realitet të ri partneriteti specifik në rajon.
(el.me/BalkanWeb)