E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Në 2013-ën, zgjedhje parlamentare dhe presidenciale

14-11-2011 / Gazeta 55

Kreu i qeverisë së Kosovës, ka përcjellë mesazhe të qarta se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në të njëjtën kohë me ato parlamentare, në vjeshtën e vitit 2013. Sipas gazetës “Express”, në një mendje me Thaçin është edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi deklaroi pak ditë më parë se askush nuk ka pse të ngutet me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. “Ju mos u ngutni me i dhanë zor për zgjedhje, se s’dihet kur mbahen”- ka thënë Kryeministri Thaçi, në një takim partiak në Drenicë.
Ndërkohë zv/kryeministri, Hajredin Kuçi ka deklaruar se PDK-ja është e gatshme për çdo situatë.
Megjithatë, Kuçi ka premtuar se Partia Demokratike do të respektojë marrëveshjen e arritur në shkurt të këtij viti mes Thaçit, Mustafës dhe Pacollit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›