E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet miratojnë në parim projekt/buxhetin për vitin 2012

14-11-2011 / Gazeta 55

Opozita braktis komisionin parlamentar të Ekonomisë

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot vetëm me votat e mazhorancës projektbuxhetin për vitin 2012. Projektbuxheti i vitit 2012 është miratuar në parim me 11 vota “pro” dhe 9 kundër ndërsa nesër do të miratohet nen për nen.
Diskutimi i buxhetit të vitit të ardhshëm është shoqëruar me debate mes deputetëve të shumicës dhe pakicës, ndërsa kjo e fundit ka kritikuar mënyrën e hartimit dhe shpërndarjes së tij, si një buxhet që nuk merre parasysh krizën dhe nuk ndalet në uljen e borxhit publik.
Ndërsa, në komisionin e ekonomisë, deputetët e PS-së janë larguar nga mbledhja pasi kanë replikuar me deputetët demokratë lidhur me programin ekonomik të 2012-ës.
Deputetët e majtë kërkuan që diskutimi i projektbuxhetit të bëhet në nivel politik ndërsa deputetët e PD-së deklaruan se një e tillë është bërë pasi ka qënë vetë ministri Bode ai i cili paraqiti buxhetin në komision, jo më larg se java e kaluar.
Gjatë prezantimit të tij, në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Financave Ridvan Bode ka theksuar se buxheti do të përmbushë jo vetëm objektivat e qeverisë, por do të bëjë të mundur të kontrollojë borxhin, deficitin dhe inflacionin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›