E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, qeveria përshëndet dorëzimin e udhërrëfyesit

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur dorëzimin e shumëpritur të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, që është bërë sot nga Komisioni Evropian.
 

“Ky është edhe një konfirmim i qartë se Kosova është duke shkuar me hapa të sigurt drejt integrimit evropian dhe puna në këtë drejtim do të shpërblehet me përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
 

Qeveria zotohet se në mënyrë që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë do t`i konsideroj si prioritet kapitujt, që kanë të bëjnë me sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve, rendin publik dhe sigurinë, të drejtat thelbësore, dhe kushtet e mbetura për riatdhesimin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›