E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliç i prerë me Brukselin: S`do ta njohim kurrë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar sot në Bruksel se e ka bindur shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, me të cilën është takuar, se as "që mendon se ekziston e ardhme më e mirë për Serbinë, përvecse anëtarësimit në BE".

Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, ai theksoi se "Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, nëse kjo varet nga unë" dhe i ka propozuar zonjës Eshton, që në të ardhmen dialogun Beograd- Prishtinë ta udhëheqë kryeministri i Serbisë.

Më tej , zoti Nikoliç tha se takimi me zonjën Eshton "ishte shumë i dobishëm dhe i suksesshëm dhe jemi marrë vesh që në mënyrë intensive të bashkëpunojmë lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës, të sigurojmë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata në veri të Kosovës, të pengohet çfarëdo aksioni i njëanshëm nga secila anë, që do ta kërcënonte paqen dhe sigurinë".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›