Debate për ligjin e ri të PAK-ut

Ligji i ri për personat me aftësi të kufizuar përplas Ministrinë e Punës dhe drejtuesit e këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuar. Nga ana e saj, ministria e punës thotë se ka gati një ligj të ri për këtë kategori që përcakton qartë të drejtat dhe përfitimet e personave me aftësi të kufizuar të cilët kanë një shëndet të dobët, janë të varfër dhe kanë nevojë për ndihmë ekonomike.
Por skeptikë ndaj kësaj çështje eshtë shprehur kryetari i këshillit kombëtar të PAK Sinan tafaj. Tafaj thekson se grupet e interesit nuk janë fondacionet që ka prezantuar ministria e punës dhe ky draft i ri është i cekët pasi nuk bënë asnjë rritje të indeksit ekonomik për para dhe tertraplegjikët.
Kreu i shoqatës së të verbërve dhe njëherazi kryetari i këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuar Sinan Tafaj kërcënon qeverinë se kjo kategori do të ndjekë të gjitha format dhe mënyrat që nga protesta e deri tek greva e urisë për të kërkuar që të drejat e tyre të përfaqësohen me ligj.