G99, online me bazen

Po pertej simbolikes, ky konsultim perfaqeson sipas organizatoreve, nje vlere per bazen e levizjes. “Vlera e shtuar eshte se gjithe keta njerez qe sot po mblidhen jane pjese e kesaj levizjeje, qe ndodh kudo ne Shqiperi”, tregon anetari i G99 Arbjan Mazniku.
Por lidhja me videokonference nepermjet Skypet, nuk eshte e mundur kudo. Ne Shkoder, ashtu si edhe ne vendet e tjera, te pranishmit do te plotesojne nje pyetesor mbi ate qe eshte bere dhe duhet bere ne vijim.
“Teknikisht ne nje kohe shume te shpejte, neser ose pasneser, ne do te kemi informacion nga secili keto takime, mbi se cila duhet te jete strategjia jone”, sqaron Mazniku.
Erjon Veliaj drejton takimin e tij ne Tirane. Ne ditet ne vijim, levizjes se tij do t'i duhet te rregjistrohet si parti, per t'iu pershtatur Kodit te ri Zgjedhor. Kete e pohon edhe Arbjan Mazniku.
“Patjeter qe pjese e diskutimit ne gjithe Shqiperine do jete se si do te marrim pjese ne zgjedhjet e ardhshme”, shprehet Mazniku.
Ndonese i ngjan nje simultane shahu, seria e takimeve te G99 eshte frymezuar nga aktualiteti i pertej-Atlantikut. “Nuk eshte nje ide plotesisht e jona. Ne e kemi pare tek presidenti amerikan Barack Obama”, shton perfaqesuesi i G99.
Dikur, ne vitet 90, ishin Scorpions me “Wind of Change”, sot eshte “Yes we can”. Ne fakt, cdo simbolike eshte e mire per ata qe besojne se do te sjellin ndryshimin. Drejtuesit e G99 premtojne se kjo seri takimesh nuk do te jete e fundit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code