E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate te ashpra ne Kuvend. Seanca nderpritet disahere

Megjithese pritej te ishte e tensionuar per shkak se paraprihej nga nje ngjarje te nxehta politike, seanca e pare parlamentare per kete sesion ka kaluar te tera parashikimet.  Ne rreth nje ore e gjysem seanca e pare e ketij sesioni eshte nderprere dhe ka rifilluar disa here. Ka qene fillimisht nje tensionim i replikave mes kryeministrit Berisha dhe socialistit Taulant Balla, qe ka nderprere seanca vetem pese minuta pas fillimit te saj.

Berisha: Zonja kryetare, dy përfaqësues të klaneve të drogës, klanit të Gjurës... Sonte këtu do jeni... dëgjo këtu ti, Taulant Gjura, kur të kërcënosh ti njeri këtu, shko futu në shpellat e Gjurës. Ik mor aty, qelbanik!

Menjehere i eshte dhene fjala kreut te grupit socialist Gramoz Ruci, qe tha se kryeministri Berisha po e con vendin ne nje krize qe opozita do ta zgjidhe kete here pa mazhorancen, e cila sipas numrit nje te socialisteve ne kuvend eshte zhytur ne llumin e korrupsionit, duke bere qe ne drejtim te kryeministrit Berisha, Ruci te artikulonte nje oferte.

Ruci: Ne kemi edhe një ofertë, të fundit për ty. Ik! Largohu e hapi rrugë vendit! Hapi rrugë shqiptarëve. Ato që panë shqiptarët në atë video janë faktet e pazareve tuaja më të pista, ato që bëni çdo ditë në kurriz të shqiptarëve.

Berisha: I nderuari zoti Ruçi! Kulishtë e bllokut lehin dhe nuk hanë. Zogjtë e bunkerit nuk fluturojnë. Kaq! Me rroba grash ja ke mbath ti që flet këtu. Je larguar nga Shqipëria me rroba grash.

Meta: Ju keni hallin e 8 Majit, por në 9 Maj e kam deklaruar dhe po e deklaroj përsëri, do të jetë fitore mbi fashizmin sepse është përvejtori, por do të jetë fitore edhe mbi spiunët që kërkojnë të ringjallen në politikën shqiptare, në shoqërinë shqiptare.

Por seanca vijoi me pas akuza te forta  te vjetra dhe te reja ne drejtim te kreut te opozites edi rama nga kryeministri berisha, cka ka sjelle edhe protesten e socialisteve ne sallen  e parlamentit.

Berisha: Kishte montuar se kryeministri dha direktiva për tenderin. Kam ndjerë një kënaqësi të madhe sepse kur ta bën këtë ai që ka akuzuar të atin për baba të djalit të tij, ai i cili e ka padit në gjykatë të atin dhe s’ka pranuar të bëjë analizën. Ai të nderon! O mjeranë! Lakuriq nuk e kam zhveshur unë, por është zhveshur vetë ai. O mjeranë Lakuriq nuk ja kanë zhveshur gruan të tjetët, e ka zhveshur vetë gruan në plazhe. Kujt doni tia shisni këto? Me këtë moral nuk shkon as deri tek dera. Ky është kryetari juaj! Turpi juaj që mbroni lakuriqin! Turpi juaj që mbroni atë që ka akuzuar të atin! 

Ne kushte jo te zakonta, ku deputetet e opozites kane qendruar perpara podiumit te kreut te qeverise, ky i fundit ka vijuar me akuza edhe kundrejt secilit prej deputeteve te opozites.

Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e hënë , 17 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›