E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier: Makina përplas 43 vjeçarin

Një aksident i rëndë, i ndodhur vetëm pak minuta më parë  ne Fier. Sipas të dhënave për “Ora News”, shtetasi Vilson Dervishi, 43 vjec eshte përplasur nga një makinë me targa FR 57 40 B. Mësohet se Dervishi ishte emigrant në Greqi dhe eshte aksidentuar ndërsa ka qënë në pritje për të kapur autobusin për në Greqi.
 

Forca të shumta policie u mblodhën në vendngjarje, ndërsa kanë shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit, indetiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›