Rama Me 21 janar populli ne veprim
Ndersa kreu i mazhorances nga mbledhja me deputetet demokrate artikulonte oferten per amendimin e kodit zgjedhor drejt opozites, kreu i kësaj te fundit ftoi qytetaret shqiptare te marrin pjese ne demostraten e 21 janarit, date e fiksuar nga asambleja kombetare e PS per te kundeshtuar korrupsionin qeverises. Rama i meshoi dosjeve te korrupsionit qe sipas tij nuk morren fund me largimin e Ilir Metes. Kjo lëvizje tha rama ishte vetem nje manover, por ndryshimet ne qeveri per kreun e opozites nuk e nxjerrin ate nga bataku i korrupsionit ku eshte zhytur.
"Koka e korrupsionit nuk është matrapazi Meta po vetë i ashtuquajturi kryeministër që pasi vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë dhe pasi është kapur me bllok në dorë, gënjen mendja se do e shpëtojë qeverinë duke u zvarritur sic po zvarritet me ndryshime sa qesharake dhe aq të turpshme dhe me muhabete pa kriter e as karar. Sa qesharake, aq dhe e turpshme për sukseset botërore të një Shqipërie që sot po lëngon në thundrën e pushtetit të korrupsionit", tha Rama.
Duke bere keto konkluzione, rama tha se demostratat qe nisin ne 21 janar e do te vijojne, do nxjerrin popullin ne veprim, te gjithe ata tha rama qe nuk pranojne te vidhen e plaçkiten nga qeveria e tyre.
"Demostratat e 21 janarit është vënia në veprim e popullit pas ezaurimit të të gjitha mundësive për të mbrojtur kushtetutën, ligjin, institucionet dhe liritë e të drejtat e qytetareve përmes përpjekjes së opozitës politike. Ne jemi thjesht pjesë e demostratës popullore, kërkojmë vendosjen e demokracisë së marr peng nga një pushtet i korruptuar dhe kriminalizuar deri kur smban më", vijoi ai.
Te premten e kësaj jave ne Tirane pritet te zhvillohet demonstrata e pare e paralajmëruar e opozites, qe morri shkas nga publikimi i vidios se ish zevendkryeministrit Meta me ish ministrin e ekonomise Prifti, qe sipas opozites treguan filozofine e qeverise Berisha.
Rovena Moçka