E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategji mes EULEX dhe Prokurorisë për raportin e Martyt

Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama zhvilloi sot një takim me një delegacion të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të kryesuar nga Kryeprokurorja e EULEX, Isabelle Arnal dhe nga Zëvendës Prokurorja, Sevdije Morina.
 

Gjatë këtij takimi, të kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, u diskutua lidhur me konkluzionet e raportit të hartuar nga raportuesi i KiE, Dick Marty, si dhe për akuzat që ngrihen në këtë raport të cilat vendosen në territorin e Shqipërisë.
Qëllimi i takimit ishte hartimi i një strategjie për bashkëpunimin për të ardhmen midis dy institucioneve në hetimin e këtyre akuzave dhe bashkërendimin e veprimeve hetimore.
 

Prokuroria Shqiptare, përveç detajeve teknike, ofroi bashkëpunimin e saj për hetimin e tyre në bazë të kërkesave të Prokurorisë speciale të Kosovës, gjithmonë në përputhje me kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›