E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, përleshje me armë mes dy grupeve 1 i vdekur, 4 të plagosur

KORCË- Përleshje me armë në Korcë. Bëhet fjalë për një përleshje mes dy grupeve, nga e cila një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 “Radaneci”, ndërsa ende nuk bëhen të ditur emrat e të plagosurve dhe viktimës. Nuk dihen as shkaqet e kësaj përleshjeje.

Policia ka ngritur postoblloqe në të gjitha pikat hyrëse të qytetit, për të ndaluar autorët e mundshëm të kësaj përleshje.

Mësohet se 4 personat e plagosur janë dërguar tashmë drejt spitalit të qytetit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›