E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demaci thirrje per ruajtjen e sovranitetit te Kosoves

Veprimtari i njohur nga Kosova Adem Demaci mori sot titullin Doctor Honoris Causa i Universitetit te Prishtines. Ky cmim iu dha per kontributin e tij per ceshtjes kombetare shqiptare angazhimin per mbrojtjen e vlerave te Ushtrise lirimtare te Kosoves si dhe per angazhimin ne mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut.

Zoti Demaci beri thirrje sot per ruajtjen e sovranitetit te Kosoves ndersa u zotua se do te vazhdoje te jete zeri kritik ndaj zhvillimeve ne vend. Ai tha po ashtu se bisedimet e paralajmeruara me Beogradin nuk kane arsye te ndodhin per faktin se Serbia nuk e njeh Kosoven si shtet te pavarur.

Adem Demaci ishte i burgosuri me i njohur politik ne ish Jugosllavi. Ai vuajti ne tri denime te njepasnjeshme mese 28 vjet burg me cka fitoi edhe epitetin Mandela i Kosoves. Pas lirimit nga burgu ai drejtoi Keshillin per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut per pese vjet me radhe. Ne vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me mimin Saharov.

Gjate luftes ne Kosove ishte zedhenes politik i ish Ushtrise lirimtare te Kosoves.

Aktualisht zoti Demaci autor i shume librave drejton Lidhjen e Shkrimtareve te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›