Mbivendosjet, 2 shtetas debate për tokën
05/03/2009 Përplasen palët, por as gjykata nuk jep zgjidhje
DURRES- Mbivendosja e pronës ka sjellë përplasje mes dy personave. Shtetasit H.Domi dhe F.Hoxha janë në konflikt prej më shumë se 18 muajsh, pasi hipoteka dhe gjykata kanë mbajtur qëndrime krejt kontradiktore me dokumentet që kanë palët. Shtetasit Domi e Hoxha kanë vendosur të zgjidhin konfliktin e tyre në rrugë gjyqësore. Plot 12 seanca gjyqësore janë zhvilluar për të vendosur lidhur me përkatësinë e një sipërfaqeje tonë në fshatin Radë të bashkisë Manëz. Por ndërsa palët kanë dorëzuar dosjen me materialet dhe dokumentet lidhur me pretendimet për një sipërfaqe toke arë 1400 m2, ka rezultuar se të dyja palët e kishin në pronësi dhe se e tërë ngatërresa ishte krijuar në hipotekë. Kjo e fundit më datën 12 shkurt 2007 i ka lëshuar shtetasit Hazis Domi vërtetimin e pronësisë për 1400 m2 tokë dhe një tjetër vërtetim pronësie shtetasit Fadil Hoxha, duke e njohur atë më datën 19 shkurt 2007 pronarë të tokës në një sipërfaqe prej 4794 m2, duke përfshirë në hartë edhe tokën që ia kishte njohur më parë Domit. Gjykata ka bllokuar kopjet e noterizuara të dokumenteve të paraqitura, si: certifikatën e pronësisë, formularin 6, dokumentin e marrjes në pronësi të tokës, librin e ngastrës (LN) dhe skicën e zyrës së regjistrimit të pasurisë.