Faturat e energjisë elektrike, stresi i fierakëve
05/03/2009 Ata fajësojnë faturistët, të cilët u vendosin shumë kilovat më tepër
Kërcënimi: Të mos abuzohet ose nuk do të paguajmë më
FIER- Faturat e energjisë elektrike kanë ngjallur një valë polemikash në qytetin e Fierit. Të detyruar ti paguajnë, qytetarët u drejtohen sporteleve, por në anën tjetër akuzojnë se me ta po abuzohet jashtë çdo limiti. Shumë prej qytetarëve akuzojnë se faturat e këtij muaji janë dyfishuar dhe nuk marrin asnjë shpjegim për këtë. Një pjesë e qytetarëve të prekur nga ky fenomen jo pak i diskutuar në Shqipëri, e drejtojnë gishtin nga faturuesit e energjisë. “Janë faturuesit ata që abuzojnë me ne. Nuk na i kontrollojnë fare matësit e energjisë, ata i hedhin kilovatët ashtu si ta mendojnë. Kanë parë njërin muaj që në fillim kur është bërë kontrata dhe ecin në bazë të saj. Ndërkohë këtë muaj na ka ardhur dyfishi i faturës. Në një kohë kur neve kemi arritur të bëjmë kursime këtë muaj për sa i përket energjisë, fatura ka ardhur disa herë më shumë. Kjo është absurde. Unë kam shkuar edhe disa herë për t’u ankuar, por askush nuk na i ka hapur dyert, kështu që e kërkojmë këtë ndihmë publikisht me qëllim që të mos abuzohet herë tjetër me ne, në të kundërt nuk do të paguajmë më asnjë lekë”, ka deklaruar një banor i lagjes “8 Shkurti” në qytetin e Fierit. Me këtë fakt janë vënë në dije edhe krerët e OSSH. Këta të fundit deklarojnë se do të marrin masa për zbardhjen e të vërtetës dhe kërcënojnë deri në largime nga puna për përgjegjësit e kësaj situate. Por megjithë premtimet dhe deri në zbardhjen e së vërtetës, qytetarët duhet të përballen me atë që e quajnë "zhvatje deri në qindarkën e fundit". Ata gjithashtu kanë shprehur interesim që matësit të lexohen në prani të tyre për të shmangur çdo abuzim me vendosjen e kilovatëve në fatura nga ana e faturistëve. Duket se drejtuesit e këtij operatori janë jashtë kësaj çështjeje, por arkëtimi i lekëve të faturave të larta, minimizojnë humbjet në rrjet në bilancet e tyre në çdo fund muaji.
ABUZIMI
Por megjithë premtimet dhe deri në zbardhjen e së vërtetës, qytetarët duhet të përballen me atë që e quajnë "zhvatje deri në qindarkën e fundit". Ata gjithashtu kanë shprehur interesim që matësit të lexohen në prani të tyre për të shmangur çdo abuzim me vendosjen e kilovatëve në fatura nga ana e faturistëve. Duket se drejtuesit e këtij operatori janë jashtë kësaj çështjeje, por arkëtimi i lekëve të faturave të larta, minimizojnë humbjet në rrjet në bilancet e tyre në çdo fund muaji.