Thaçi, akuza Vetëvendosjes
Thellohet konflikti mes qeverise se Hashim Thaçit dhe partisë me te re Vetëvendosja. Deklarata e përfaqësuesve te Vetëvendosjes se "disa krerë te ushtrisë çlirimtare te Kosovës janë te lidhur me krimin" ka ngjallur reagime ne qeverinë e Kosovës. Zedhënësi, Memli Krasniqi i cilësoi anëtaret e Vetëvendosjes si marksist dhe te paedukate. Ne mbledhjen e qeverise kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi edhe njëherë se zgjedhjet e jashtëzakonshme te 12 dhjetorit ishin te lira dhe demokratike. Thaçi theksoi se qeveria nen udhëheqjen e tij do te vazhdoje deri ne vitin 2014, duke lënë te kuptohet se kryeministri i Kosovës nuk pajtohet aspak me deklaratën e kreut te LDK-së Isa Mustafa i cili kërkon zgjedhje te reja vitin e ardhshëm.
Shpërndaje