E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati Tahiri-Vokshi Pack braktis takimin e SA-se

Europarlamentarja Doris Pack braktisi mbledhjen e Stabilizimit-Asocimit ne Tirane pas debateve te shumta mes perfaqesuesve te mazhorances dhe opozites. Debati mes deputeteve te PS-se Taulant Balla dhe Saimir Tahiri me deputeten demokrate Albana Vokshi ka bere qe europarlamentarja Pack te braktiste mbledhje ne shenje proteste. Jam e zhgenjyer nga debati. Po tregoni mungese serioziteti. Kemi 20 vjet qe shohim te njejten praktike. Po te ishte shqiptare do ti vinte turp nga keto akuza - tha znj.Pack. Madje Pack e cilesoi kete si papergjegjshmeri duke verejtur se pikerisht ne nje tryeze ku diskutohen fatet e vendit forcat politike vazhdojne ende te perplasen me akuza te njohura nje situate kjo e patolerueshme sipas eurodeputetes Doris Pack. Ishte deputeti i PS-se Taulant Balla i cili ka nxitur debatin pasi ka deklaruar se mazhoranca eshte e zhytur koke e kembe ne korrupsion duke theksuar se perfaqesues te shumices jane te perfshire ne korrupsion. I menjehershem ishte reagimi i deputetes demokrate Albana Vokshi e cila ka theksuar se ajo eshte duke respektuar ligjin por deputeti i PS-se Saimir Tahiri duhet te ishte paraqitur dje ne prokurori dhe nuk ka shkuar.

Pak me heret sherrit Tahiri-Vokshi eurodeputetja Doris Pack foli me tone te ashpra pas nje debati mes perfaqesuesve te PS-se dhe PD-se ne diten e dyte te Komiteti te Perbashket te Asocim-Stabilizimit BE - Shqiperi. Ajo u shpreh e zhgenjyer nga sjellja e deputeteve shqiptare ndersa e vleresoi situaten te patolerueshme. Ne mbledhje te tilla diskutohen fatet e vendit ndersa ne tryeze vazhdojne te njejtat perplasje - theksoi znj. Pack.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›