E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Bashkepunim per liberalizimin e vizave

Situata politike nuk do te kete ndikim ne procesin e liberalizimit te vizave dhe ne marrjen e statusit te vendit kandidat prej Shqiperise. Gjate vizites se tij ne Londer kreu i shtetit shqiptar ishte i ftuar ne emisionin Zig-Zag te BBC-se ku deklaroi se megjithese partite politike ne vend nuk kane arritur ende mirekuptim kjo nuk mund te konsiderohet deshtim. Suksesi i liberalizimit te vizave dhe shansi per te marre statusin e vendit kandidat na lejon qe te shohim edhe ne perspektiven e funksionimit sa me te mire te institucioneve ka deklaruar presidenti ne kete emision. Si nje prej veshtiresive qe krijon mosmarreveshja sipas presidentit eshte moment kur duhet qe te bashkepunohet ose kur ne perfundim te debatit kerkohet qe te dilet me nje produkt. Sipas kreut te shtetit produkti eshte mirekuptimi dhe mundesia per te votuar ligje te caktuara. Edhe pse ende ka nje impakt ne keto lloj marredheniesh por kurrsesi nuk do ta konsideroja nje deshtim ka deklaruar nder te tjera Topi. Presidenti i Shqiperise ndodhet ne Mbreterine e Bashkuar qe prej disa ditesh nderkohe qe kane nisur debatet dhe rekomandimet per zgjidhjen sa me te shpejte te krizes politike. Sipas eurodeputeteve ngerci politik pritet qe te ndikoje negativisht ne marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit te vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›