E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Leskaj PD ska vullnet per zgjidhje

Partia Socialiste akuzoi dje mazhorancen per kundershtim te propozimeve te eurodeputetes Doris Pack dhe i konsideroi keto si mungese te vullnetit politik per zgjidhjen e ngercit politik. Me deshiren e mire per te kontribuar ne nje zgjidhje zonja Doris Pak perfaqesuese e te djathtes evropiane propozoi nje amendament i cili kontribuonte realisht ne zgjidhjen e krizes ne Shqiperi. Amendamenti propozonte ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me nje mandat te qarte per investigimin e kutive te materialeve zgjedhore. Amendamenti i propozuar nga znj. Pack u miratua nga te gjithe deputetet e Parlamentit Evropian dhe deputetet e Partise Socialiste te vetmit qe nuk miratuan kete amendament vullnet te mire per zgjidhje ishin deputetet e PD-se te cilet e refuzuan - tha Valentina Leskaj. Keto deklarata erdhen pas takimit te zhvilluar ne Komitetin Nderparlamentar te BE-se me perfaqesuesit e dy delegacioneve te partive kryesore PD dhe PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›