E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD pro amendamentit te Pack Beja Opozita refuzoi

Deputeti i PD-se Fatos Beja ia faturoi opozites deshtimin e negociatave per zgjidhjen e ngercit politik mes perfaqesuesve te Parlamentit Evropian dhe Shqiperise. Ai beri te qarte se PD-ja ishte dakord me propozimin e paraqitur nga eurodeputetja Doris Pack. Sipas Bejes perfaqesuesit e mazhorances kerkuan vetem qe ne amendamentin e propozuar nga Pack te shtohej se hetimi i zgjedhjeve do te behet sipas Kodit Zgjedhor. Beja tha se opozita nuk ishte dakord me kete propozim e per rrjedhoje rrezoi amendamentin e paraqitur nga Doris Pack.

Ne ishim dakord qe deklarata e perbashket te votohej. I kemi miratuar te gjitha amendamentet dhe kemi dhene konsensusin tone per te gjitha pikat duke kerkuar qe ne amendamentin e paraqitur nga europarlamentarja Doris Pack te shtohej edhe paragrafi ne baze te Kushtetutes dhe shtetit ligjor - tha Beja. Ne kemi kerkuar vetem qe ne kete amendament te shtohej paragrafi ...Ne baze te Kushtetutes dhe te Kodit Zgjedhor sepse e njohim situaten ne Shqiperi - deklaroi z. Beja. Sipas tij PS nuk donte qe te perfshihej ky paragraf nderkohe qe behet fjale per dy dokumentet baze te shtetit shqiptar. Duke refuzuar te shtoheshin keto fjale PS refuzoi te kalonte amendamentin e eurodeputetes Pack. Ne propozuam qe te miratonim te gjitha pikat e tjera per te cilat rame dakord gjate mbledhjes se sotme por edhe kjo u refuzua nga PS-ja - theksoi z. Beja. Ne kete menyre sipas tij PS bllokoi miratimin e deklarates se perbashket.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›