E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paga minimale rritet në 21 mijë lekë

12-07-2012 / Gazeta 55

Qeveria merr vendimin

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rritjen e pagës minimale në 21 mijë lekë.
Duke paraqitur në mbledhjen e qeverisë vendimin, kryeministri Berisha tha se, “ky është një vendim që në një mënyrë për disa sipërmarrje mund të mos jetë shumë i përshtatshëm, por këtyre sipërmarrjeve, duke i shprehur respektin tim, i garantoj se ne jemi të gatshëm të ulemi me ta, për të krijuar lehtësirat më të mëdha të mundshme që mund t’u krijojmë. Në këtë kuadër, para një viti, ne hoqëm tarifën doganore 10 për qind për materialet që ata importojnë”, tha Berisha.
Kryeministri theksoi se paga për orë dhe paga për ditë është një tregues që ka njohur përmirësime në historikun e saj, në të gjitha shoqëritë e lira.
“Vërtet një sipërmarrës shpenzon diçka më shumë për pagat, por rrit në mënyrë të padiskutueshme eficencën e burimeve njerëzore, rrit shkalla e përgjegjësisë dhe të potencialeve të tyre. Ndaj ne e kemi rritur çdo vit atë dhe këtë vit e rrisim me 5 për qind”, tha më tej ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›