Debati mbi luften: Me Mukjen janë bërë spekulime
Për të kuptuar nëse lufta e zhvilluar në Shqipëri ishte apo jo luftë civile është e nevojshme që, para së gjithash, të sqarohen termat. “luftë nacionalçlirimtare” dhe “luftë civile”; pasi midis Luftës Nacionalçlirimtare dhe asaj civile ka dallime esenciale. Ato zhvillohen në kushte të ndryshme dhe synojnë të arrijnë objektiva të ndryshëm. Lufta Nacionalçlirimtare zhvillohet në kushtet kur vendi është i pushtuar. Pikërisht, në një vend të pushtuar, që ka humbur pavarësinë, lind çështja nacionale dhe lëvizja nacionale që synon zgjidhjen e saj, përmes luftës së armatosur, duke i dhënë fund sundimit të huaj dhe duke rivendosur pavarësinë kombëtare. Kjo luftë drejtohet kundër pushtuesve të huaj si dhe kundër forcave që bashkëpunojnë me të.
Kurse lufta civile në thelb është luftë për pushtet midis forcave apo grupeve rivale brenda vendit. Premisë e domosdoshme për të pasur luftë civile është që vendi të jetë i lirë dhe jo i pushtuar, që të mos ketë forca ushtarake të huaja që të kenë nën kontroll vendin. Historia njeh dhe raste kur në një luftë civile marrin pjesë, përkrah njërës apo tjetrës palë, edhe forca ushtarake të huaja. Në këtë rast veprimet dhe ndërhyrjet e tyre janë të përkohshme dhe synojnë të ndihmojnë njërën palë, por jo të vendosin sundimin e tyre në vend. Shembulli më i qartë është lufta civile greke në mes forcave të djathta të EDEA dhe atyre të majta EAM. Ajo nuk filloi e nuk u zhvillua gjatë okupacionit gjerman, siç pretendohet se u zhvillua lufta civile në Shqipëri, midis forcave balliste dhe atyre partizane. Lufta civile në Greqi u zhvillua fill pasi u çlirua vendi nga okupacioni gjerman. Është e vërtetë se në të morën pjesë, në ndihmë të qarqeve mbretërore dhe forca anglo-amerikane, por synimi i tyre nuk ishte pushtimi i Greqisë, por mbështetja e forcave të djathta, me qëllim që të evitohej ardhja në pushtet e komunistëve. Sapo mbaroi kjo luftë, ato u larguan nga Greqia.
SITUATA NE SHQIPERI
Ndërsa te ne, në vitet që pretendohet se është zhvilluar lufta civile, kemi një situatë krejt tjetër nga ajo e Greqisë pas lufte, kur u zhvillua lufta civile greke. Që më 7 prill 1939 Shqipëria kishte humbur pavarësinë dhe detyra kryesore dhe imediate e forcave patriotike ishte jo lufta për pushtet, pasi pushtetin e kontrollonte pushtuesi, por lufta për t’i rikthyer vendit pavarësinë.
Duke trajtuar këtë çështje, gjeneral Rahman Perllaku, njëri ndër kuadrot drejtuese të formacioneve partizane, në një intervistë të dhënë para pak kohe në një të përditshme, ndër të tjera, shkruan: “Luftë civile në kuptimin klasik nuk bëhet kur ka një okupator brenda dhe kur një pjesë i bashkohet okupatorit dhe një pjesë lufton kundër tij… Ata që duan ta quajnë luftë civile e paraqesin sikur në Shqipëri nuk ka pasur pushtues, por ne luftuam me njëri-tjetrin. Kjo s’është e vërtetë”.
Në rrethanat kur vendi ndodhej i pushtuar, para patriotëve shqiptarë dhe forcave patriotike që vepronin në vend shtrohej vetëm një detyrë: të bashkoheshin, të organizoheshin e të ngriheshin në luftë kundër okupatorit fashist italian, për t’i rikthyer vendit pavarësinë. Dhe kësaj detyre historike iu përgjigjën menjëherë PK dhe forcat e tjera patriotike, përfshi dhe partizanët e Mbretit Zog, të drejtuara nga Abaz Kupi, të cilat u mblodhën në Pezë dhe formuan Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, një organizatë mbipartiake, që mori përsipër organizimin dhe udhëheqjen e luftës së popullit shqiptar për çlirim kombëtar. Në njoftimin e lëshuar menjëherë pas mbledhjes, Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, që doli nga Konferenca e Pezës, ndër të tjera, thuhej: “Delegatët e tri rrymave nacionaliste shqiptare u takuan bashkë me delegatët e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe dëshmuan vullnetin për luftë”. Më poshtë trakti vijon me thirrjen: “Vëllezër shqiptar, rrëmbeni armët dhe bashkohuni me vullnetarët e lirisë e me çetat partizane për çlirimin e Shqipërisë”.
Edhe Balli Kombëtar, pavarësisht nga paqartësitë në programin politik, që, siç thamë më lart, nuk shprehej qartë për qëndrimin ndaj okuparit fashist italian, mendohej se nën shtytjen e faktorëve patriotikë që nuk mungonin në radhët e tij, shpejt do të zinte pozicionin që duhej ndaj pushtimit fashist, aq më tepër që në propagandën e tyre krerët e kësaj organizate deklaronin se ata do të luftonin kundër okupatorit, por këtë do ta bënin kur të vinte koha. Dhe kjo kohë, sipas tyre, do të vinte kur aleatët do të zbarkonin këtu.
ROLI I BALLIT
Mirëpo, politika e pritmërisë që adoptoi përgjithësisht Balli Kombëtar, në peiudhën e pushtimit italian, me kapitullimin e Italisë dhe ardhjen e pushtuesve gjermanë do të merrte fund, pasi Balli do të bënte hapa prapa, duke thelluar bashkëpunimin me gjermanët në planin politik e ushtarak. Kështu një numër figurash të rëndësishme të Ballit do të emëroheshin në poste të larta, në Regjencë e në qeverinë kuislinge. Kurse forcat e armatosura do të angazhoheshin në luftime, bashkë me forcat gjermane kundër lëvizjes nacionalçlirimtare.
Në këtë rrugë, pas Mukjes do të ecte dhe Lëvizja e Legalitetit, e themeluar dhe e udhëhequr nga Abaz Kupi, e cila gradualisht distancohet e largohet nga vija e frontit e më pas dhe nga aleanca me të, për t’iu bashkuar Ballit Kombëtar dhe forcave të tjera nacionaliste, të cilat në fazën përmbyllëse të luftës do të përfshiheshin në luftime, përkrah forcave gjermane, kundër lëvizjes dhe ushtrisë nacionalçlirimtare.
Në këtë mënyrë, në vend që të bashkoheshin me Frontin Nacionalçlirimtar dhe të luftonin së bashku kundër pushtuesit dhe nëse kjo u konsiderua e pamundur pas Mukjes, atëherë të luftonin vetëm, siç ndodhi në mjaft vende evropiane, shumica e nacionalistëve zgjodhën rrugën e bashkëpunimit me gjermanët dhe u rreshtuan në një krah me ta. Përse ndodhi kjo, përse ata ndoqën këtë rrugë, pikërisht kjo duhet shpjeguar, pasi këtu qëndron drama e tyre.
MUKJA DHE “LUFTA CIVILE”
Autorët që mbështesin tezën e luftës civile vazhdimisht i referohen Mukjes, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje u bë shkak për luftën civile. Mukja është, pa dyshim, një moment i rëndësishëm historik që kërkon një analizë të qetë, të paanshme dhe objektive. Vetëm kështu mund të jepet dimensioni i vërtetë, real e i plotë i kësaj ngjarjeje. Mirëpo, me Mukjen janë bërë vazhdimisht spekulime. Në kohën e regjimit komunist ajo nuk zinte vendin e duhur, madje injorohej ose përdorej për të diskredituar e dënuar Ballin Kombëtar. Sot Mukja nuk injorohet, bile për të bëhet shumë zhurmë, ndoshta më tepër sesa e meriton, por përsëri, në shumicën e rasteve, ajo përdoret për të njëjtat qëllime, për të denigruar e dënuar tani sigurisht palën tjetër, Frontin Nacionalçlirimtar. Në funksion të këtyre qëllimeve kjo ngjarje fetishizohet e paraqitet si strumbullari i gjithë zhvillimeve në vend, që paska përcaktuar rrjedhën e tyre, fatet e luftës, madje dhe të ardhmen e Kosovës, sikur fijet e zgjidhjes së kësaj çështjeje paskan qenë që në atë kohë në duart e Partisë Komuniste dhe të Ballit Kombëtar dhe të një takimi midis tyre. Natyrisht një shtrim e një gjykim i tillë i njëanshëm e jo realist i problemit nuk mund të mos çojë dhe në fakt ka çuar në mjaft raste, në përfundime të njëanshme, politizuese e, sigurisht, dhe të pasakta.
Edhe atmosfera që i parapriu kësaj ngjarjeje nuk ishte aq rozë, siç përshkruhet në disa punime. Disa autorë e paraqesin situatën sikur të dyja forcat, BK dhe PK, mezi prisnin që të takoheshin e të merreshin vesh me njëra-tjetrën, sikur krerëve të tyre po u digjej shpirti për përçarjen që ekzistonte në mes tyre, të cilën ata vetë e kishin gatuar. Në fakt kuadri i marrëdhënieve në mes BK dhe PK ishte i mbushur me mllefe, me grindje e me sulme, të cilat nuk kishin të pushuar. Të dyja palët akuzonin njëra-tjetrën për gjithçka, madje dhe për tradhti kombëtare. Sipas Ballit, Partia Komuniste qe formuar nga jugosllavët, si degë e PKJ, për t’i shërbyer asaj; kurse për Partinë Komuniste, Balli Kombëtar ishte krijuar në ofiçinat e SIM italian dhe nuk ishte gjë tjetër veçse një vegël e pushtuesit fashist italian. Sigurisht, në mes tyre ka pasur dhe momente bashkëpunimi në disa zona, por ato qenë të pakta dhe nuk arritën të ndryshonin paragjykimet për njëra-tjetrën.
Në një atmosferë të tillë, nga takimi në Mukje vështirë se mund të pritej ndonjë gjë e madhe. Siç e kanë vënë në dukje mjaft autorë, vendas e të huaj, zhvillimet para dhe pas Mukjes tregojnë se të dyja palët ishin më shumë të preokupuara që të nxirrnin përfitime politike nga kjo ngjarje sesa të arrinin në një mirëkuptim e bashkëpunim të sinqertë në interes të luftës. Në këtë vështrim, ajo mund të konsiderohet si një lëvizje taktike për të dyja palët, përmes së cilës synohej arritja në radhë të parë e qëllimeve politike. Dhe kjo ishte e kuptueshme dhe e justifikueshme, por e rëndësishme ishte që ato të mos binin ndesh e të mos bëheshin në kurriz të interesave të vendit, të zgjerimit e të forcimit të luftës kundër okupatorit.
DIVERGJENCAT PER MUKJEN
Mbledhja e Mukjes është konsideruar me të drejtë dhe si një edicion i Konferencës së Pezës, si vazhdim i saj, vazhdim i përpjekjeve për të arritur në një bashkim sa më të gjerë forcash në luftë kundër okupatorit, të cilën e kërkonte situata që kalonte vendi dhe e dëshironte shumica e shqiptarëve, që e përjetonin me shqetësim gjendjen në vend. Por në mes tyre ka ndryshime të mëdha. Ndryshe nga Peza, ku përfaqësoheshin rryma të ndryshme nacionaliste, Mukja është një takim bilateral, dypalësh, midis dy forcave më të mëdha politike në vend. Forcat që morën pjesë në Konferencën e Pezës erdhën me një mentalitet e predispozicion të shëndoshë, të sinqertë, për të lënë prapa të shkuarën e për të parë nga e ardhmja, për t’iu përgjigjur situatës që kalonte vendi dhe problemeve që kërkonin zgjidhje. Për rrjedhojë, pjesëmarrësit në mbledhje treguan një shkallë të lartë përgjegjësie, çka bëri të mundur marrjen e vendimeve historike, që i hapën një perspektivë të qartë Luftës Nacionalçlirimtare. Kurse për Mukjen dhe protagonistët e saj vështirë se mund të thuhen këto, po të kemi parasysh qëndrimet që u mbajtën pas saj.
Gjithsesi, Mukja ishte një prove, një shans e një mundësi që u jepej të dyja palëve që të linin prapa të shkuarën, që t’i jepnin fund grindjeve e mosmarrëveshjeve dhe të bashkonin e të mobilizonin forcat në luftë kundër pushtuesit që kishte shkelur pavarësinë e vendit. Mirëpo interesat e ngushta partiake, mentalitetet e ngritura mbi to, nuk i lanë të arrinin deri këtu. Në vend që të bashkoheshin, ato u ndanë përfundimisht, duke humbur kështu shansin për të luftuar së bashku e për të luajtur rolin që u takonte në zhvillimet pas lufte. Përgjegjësia kryesore në këtë rast bie pa dyshim mbi PKSh, e cila e hodhi poshtë marrëveshjen e arritur aty, për llogaritë e veta politike. Pretendimi i Ballit se anulimi i marrëveshjes është sugjeruar apo dhe imponuar nga përfaqësuesi i PKJ, Miladin Popoviç, pasi cenonte interesat e jugosllavëve, se aty flitej dhe për Kosovën, nuk qëndron. Në Mukje nuk u vendos bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, por zgjidhja e çështjes së Kosovës me plebishit nga vetë kosovarët, zgjidhje që pajtohej dhe me parimet e Kartës së Antlantikut, të cilat qenë formuluar nga aleatët dhe qenë pranuar dhe nga jugosllavët. Arsyet e denoncimit të marrëveshjes qëndronin gjetkë. Enver Hoxha dhe anëtarët e tjerë të udhëheqjes së PKSh e kuptuan se me zbatimin e marrëveshjes, PKSh, që kishte mbajtur peshën kryesore në luftë, do të humbiste pozitat që kishte fituar me luftën që kishte zhvilluar deri atëherë, pasi do të ndodhej në minorancë përballë Ballit Kombëtar dhe Legalitetit që do të bashkohej me të, të cilët në fund të luftës do të arrinin të merrnin pa vështirësi drejtimin e shtetit shqiptar.
Por edhe Balli Kombëtar, nga ana e tij, nuk e përballoi sfidën e Mukjes, nuk diti të përfitojë e ta shfrytëzojë këtë moment në interes të vendit në radhë të parë, por dhe të vetë kësaj organizate. Qëndrimit të PK, krerët e Ballit nuk iu kundërvunë me organizimin e me zgjerimin e luftës së armatosur, që ishte dhe kërkesa themelore e marrëveshjes, por e përdorën Mukjen si pretekst për të hequr dorë dhe nga ajo luftë e dimensioneve të vogla që kishin zhvilluar deri atëherë disa çeta balliste dhe për të lidhur aleancë me okupatorin gjerman. Dhe një veprim i tillë ishte, sigurisht, më i rëndë e më i dëmshëm për interesat e vendit se dhe vetë anulimi i marrëveshjes.
Në fakt, me hapat e hedhura pas Mukjes të dyja palët, si Partia Komuniste ashtu dhe Balli Kombëtar, shfaqën synimet që kishin. Me anulimin e marrëveshjes Partia Komuniste e bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të ndante pushtetin me asnjë forcë tjetër, duke piketuar kështu që në këtë kohë rrugën për të vendosur sistemin njëpartiak në vend. Këtë synim ajo ta shfaqte hapur në Konferencën e Dytë Nacionalçlirimtare, shtator 1943, ku këshillat nacionalçlirimtarë do të shpalleshin si pushteti i vetëm i ligjshëm në vend. Kurse Balli Kombëtar, nga ana e tij, tregoi se, me gjithë zotimin e marrë në Mukje se do të angazhonte forcat në luftë, në fakt nuk kishte vullnetin e duhur dhe nuk ishte i përgatitur që t’i jepte fund pritmënisë dhe të hidhej në luftë. Këtë e treguan zhvillimet pas Mukjes, sidomos pas kapitullimit të Italisë dhe ardhjes së pushtuesve gjermanë, të cilëve Balli në vend të luftës, siç e kërkonte marrëveshje do t’u ofrojë bashkëpunim.
Duke pasur parasysh këto zhvillime, historiani amerikan Bernd Fisher, në librin “Shqipëria gjatë luftës, 1939-1945”, shkruan se të dyja palët, si Fronti Nacionalçlirimtar ashtu dhe Balli Kombëtar, mesa duket nuk ishin të interesuar për bashkëpunim. Për Frontin kjo u bë e qartë me anulimin e marrëveshjes, kurse për Ballin Kombëtar me rrugën që mori pas Mukjes, me afrimin e me bashkëpunimin me gjermanët. Fisheri sjell dhe mendimin e shprehur nga Harry Fultz, që drejtonte zyrën e OSS për Shqipërinë (Zyra Amerikane e Shërbimeve Strategjike), i cili shkruante se “Balli Kombëtar ndoshta kërkonte ndonjë shkak per te prishur marreveshjen kur u be e qarte se mund te kishte nje shans per te punuar me gjermanet .
(vijon neser)
(GSH/BalkanWeb)