E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Socialistët, avokatë të akteve të ulëta të Ramës

 TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka dënoi sot, qëndrimin e deputetëve të Partisë Socialiste dhe të disa analistëve që sipas tij, "kanë dalë në mbrojtje të akteve më të ulëta dhe primitive të kreut socialist, Edi Rama".

Gjatë një konference për shtyp, Paloka shprehu shqetësimin për deklaratat e deputetëve socialistë dhe të disa qe ai i quajti, pseudo-analistë, që pretendojnë se "është turp denoncimi i akteve të shëmtuara dhe primtive nga Kryeministri Berisha dhe jo vetë aktet që ka kryer, Edvin Rama, për të cilin nuk ekzistojnë vlerat e familjes".
"Ju jeni të mjerë që dilni në mbrojtje të Edvin Ramës dhe bëni avokatinë e këtyre akteve shtazarake, vetëm për disa leje ndërtimi ose shkaqe të tjera. Uroj që të mos ndani me të, moralin primitiv", tha z. Paloka.
Në emër të grupit parlamentar të PS-së, deputeti socialist, Blendi Klosi deklaroi dje se "Kuvendi i Shqipërisë nuk është poligon për eleminimin e opozitës". Ai dënoi deklaratat e bëra në Kuvend, nga Kryeministri Sali Berisha, i cili u ndal te e kaluara personale e kreut socialist, Edi Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›