Zgjedhje të parakohshme, po përse?!
Gëzim Podgorica
Ta artikulonin që në fillim këtë kërkesë, opozitarët me apo pa mandate deputeti, do të ishin sigurisht shumë më kredibël në besueshmërinë dhe të vërtetën e tyre, por e veshur kjo si pasojë e moshapjes së kutive, komprometimi i kauzës për ...mbrojtjen e votës bie menjëherë. Çështja e verifikimit të asaj, se çfarë kanë kutitë brenda me zgjedhjet e parakohshme janë shumë larg si aksione politike, kur jo njëherë nga zëdhënës të ndryshëm të selisë rozë pranohet rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe thuhet se nuk do të tentohet të ndryshohet ai në tavolinë. Pra edhe në se hipotetikisht do hapeshin kutitë dhe ata nuk do të justifikonin këto numra parlamentar, opozita do ta merrte të mirëqenë rezultatin, do futej në parlament dhe do të konsideronte me legjitimitet institucionet e dala nga votimet e 28 qershorit. Të paktën kështu ka thënë e stërthënë deri të premten. Ndryshe, sipas tyre zgjedhje të reja. Nga një aspekt të cilin nuk e dimë se me sa sinqeritet e mbron opozita, siç është çështja e votës së lirë dhe e vendosjes së njëherë e përgjithnjë të standardeve demokratike dhe ta pakontestueshme të zgjedhjeve, në ultimatumin e parakohshmërisë së panegociueshme të tyre, kemi të bëjmë me një adresim të kundërt politik. Mesazhet e protestës kaluan megjithë veshjen e tyre demokratike në një kërkesë që vetëm me stabilitet politik nuk ka të bëjë. Bojkoti i paargumentuar parlamentar i opozitës, i shoqëruar tani me një kërkesë të re, e cila në fakt dekospiron gjithë aksionin e deri tanishëm për hapjen e kutive, tregojnë se strategjia e opozitës nuk është verifikimi i standardeve demokratike në zgjedhje, por ëndrra e parealizuar e pushtetit dhe plotësimi i saj me çdo çmim. Me tezën e shtruar në protestën e fundit dhe më tej, tregohet se objektivi i marrjes me çdo kusht të pushtetit, përmes mbajtjes gjallë të tensionit dhe destabilitetit politik, janë strategjia opozitare e pamundur të mbulohet tashmë.
Përmbysja e menjëhershme vjen vetëm sapo ky pretendim i opozitës nuk plotësohet dhe kalohet në radikalizim të qëndrimit të saj dhe në kërkesën ultimative dhe të fundit politike: Zgjedhjet e parakohshme. Në çdo këndvështrim që ta shohësh, kërkesa e re e opozitës për zgjedhje të parakohshme, sipas argumenteve të paraqitura nga ajo deri ditën e premte, është shumë larg politikisht me një zgjidhje të tillë dhe klimën e krijuar për t’i hyrë një aventure si kjo. Por të trimëruar me sa duket nga turma e së premtes dhe për t’iu shmangur një kërkesë që edhe ata janë të bindur që është paradoksale dhe antiligjore në realizimin e saj, kaluan tek assi që qëndronte fshehur nën mëngë dhe që i bën militantët të jenë edhe më euforike në përkrahjen e liderit. Dalja tek kërkesa e zgjedhjeve të parakohshme duket se për opozitën përbën një kauzë për të motivuar mbështetësit të jenë më të investuar në përkrahjen, por edhe të administrojnë pozitivisht dhe në favor të ambicieve të veta për pushtet të ngarkesës dhe të zhgënjimit që pësuan nga rezultati i 28 qershorit.
Pyetja është se përse duhet të organizojmë zgjedhje të parakohshme dhe me një sforcim shumë të ndjerë politik në këtë situatë ekonomike, politike, institucionale, ku aspektet integruese drejt strukturave të BE-së, liberalizimi i vizave, kapërcimi i efekteve negative të krizës globale në ekonominë e vendit janë më të rëndësishme se kurioziteti se çfarë ka në ato kuti? Me këtë bojkot dhe këtë protestë, demokracia jonë gjendet para një të papriture të madhe, e cila duhet menaxhuar me shumë kujdes që në fillim, pse jo, edhe përballuar për të mos u lejuar si një precedent, për më tepër t’i shtosh kësaj edhe kërkesën e pamotivuar të zgjedhjeve. Aq më shumë, ku pasojat juridike që krijon një precedent i tillë nuk kontribuon në konsolidimin e institucioneve ligjore, por përkundrazi krijon premisa për veprime me pasojë destabilizimin e vendit.
Tashmë situata paraqet vërtet një krizë, e cila nuk lidhet aq me plotësimin e kësaj kërkese të opozitës, se sa me sjelljen e saj më pas. Kjo krizë para së gjithash do të kaplojë gjithë sjelljen opozitare, që duke inkasuar çdo ditë frymë radikalizmi dhe tonizuar mbështetësit me idenë e zgjedhjeve të parakohshme, do të gjendet e ekspozuar keqas në menaxhimin e situatës që do pasojë dhe zhgënjimit të mosplotësimit të objektivit, pasi nuk ka kauzë për këto zgjedhje. Teprimi me kërkesa që nuk janë bazike për realitetin e sotëm do të bëjë që të zhvleftësohen jo vetëm bojkoti parlamentar si një sjellje racionale politike në momente të caktuara, por do të shpërdorohet edhe mbështetja popullore aq sa është, pasi argumentet nuk janë bindëse, por edhe në kundërshtim të plotë me gjithë sugjerimin e faktorit ndërkombëtar.
Në mungesë të faktorëve realë që afrojnë zgjedhjet dhe i bëjnë të pashmangshme ato si e vetmja rrugë e zgjidhjes, opozita do ta ketë gjithnjë e më të vështirë gjetjen e busullës për orientimin e veprimit të saj, por edhe të mbajtjes në kuota të pranueshme të krediteve të besueshmërisë. Zhgënjimi i mosplotësimit të tyre do të ketë sigurisht efekte jo të vogla tek mbështetësit dhe asaj do t’i duhen shumë argumente për t’i bindur në taktika të reja dhe efektive, pasi ata ka kohë që injektohen me zgjedhjet që do ju sjellin pushtetin. Menaxhimi i kësaj situate do të jetë një tjetër krizë që duket se nuk është llogaritur saktësisht.