E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Honeymoon’s” i Goran Paskaljeviç, çel Festivalin e Filmit

TIRANË -Tradita e festivalit ndërkombëtar të filmit në Tiranë nisi edicionin e 7 -të, që do të zgjasë, ndër emocione, fantazi dhe çmime të ndryshme, deri në datën 6 dhjetor.
Këtë vit organizimi i këtij festivali ishte në nivele bashkëkohore dhe e përafërt me ato të festivaleve më prestigjoze në botë, nuk mungonte tapeti i kuq dhe artistët që parakalonin mbi të.
Shfaqja e hapjes ishte një spektakël më vete, fishekzjarre dhe publik i panumërt në dyert e Teatrit Kombëtar.
Në katalogun e festivalit ku prezantohen filmat e regjizorët e tyre, has menjëherë në parathënien e drejtorit organizativ të festivalit zotit Ilir Butka, ku mes të tjerave thotë se TIFF-it iu nevojitën 7 vjet për të organizuar festivalin e gjatë të filmit ndërkombëtar në Shqipëri, një kompeticion i cili është simultan dhe koherent me çdo zhvillim masmedia në botë.
Ky vit special i “numrit me fat 7” duket se është fatsjellës edhe për ambjentet ku do të shfaqen filmat në sallën e madhe të Teatrit ,do të mirëpres ëekspozimin e tyre gjithashtu edhe në sallën e vogël, të cilat do të alternohen në bazë të programit të TIFF dhe Teatrit Kombëtar.
Duket vërtetë se këtë vit kultura dhe evenimentet janë centralizuar duke krijuar një “Cine Cita” në qëndër të Kryeqytetit.
Programuesi i këtij spektakli zoti Genc Përmeti, tha në çeljen e natës Gala se maratona që e pret publikun shqiptar është një varjete e pakufizuar që do të sjellë një fushëpamje të gjërë për zhvillimet artistike në mbar botën, të cilat do të vijnë tek shikuesi dhe gjykuesi nëpërmjet këtij evenimenti unik në Shqipëri.
Nata e “startit” të kompeticionit solli për publikun kino-dashës një film tejet të vlerësuar në festivale botërore. Filmi “Honeymoon’s” ( Muajt e Mjaltit) i regjizorit Serb Goran Paskeljevic, një bashkëpunim shqiptaro-serb, solli për publikun një realitet tepër shqetësues dhe aktual.
Filmi ndjek “odisenë” e dy çifteve, shqiptarë dhe serb, që udhëtojnë në drejtim të europës në kërkim të një jete më të mirë, dy rrugë të ndryshme por dy fate të njejtë. Kur çifti shqiptar mbërrin në një port jugor Italian nisin probleme të paparashikuara, i njejti fat pret dhe çiftin Serb, ku në një udhëtim me tren ndalen në kufirin Hungarez, është historia e një rastësie përndjekëse ku shfaqet ndjeshëm loja e fatit dhe vështirësitë e depërtimit në Evropë.
Pas shfaqes së filmit dhe duartrokitjeve virtuoze të publikut, regjizori Goran Paskaljevic, i ftuar për premierën në TIFF, tha për publikun se pavarësisht rrugëve të popujve tanë, fati për ne është i njejtë, vështirësitë dhe pamundësitë drejt një rruge më të shdritëshme dhe shpresëdhënëse. Ai shprehu kënaqësinë e vizitës së tij me rastin e festivalit dhe mundësinë e bashkëpunimeve të mëtejshme me artistët e regjizorët shqiptarë, në sajë të eksperiëncës së mrekullueshme në realizimin e “Honeymoon’s”.
Në këtë film marrin pjesë Jozef Shiroka, Miraela Naska, Bujar Lako, Yllka Mujo, Nebojsa Milanovic, Jelena Trkulja, Lazar Ristovski dhe Petar Bozovic.
Skenari i këtij Filmi mban dhe firmën e Genc Përmetit dhe Goran Paskaljevic, si bashkëskenarist dhe polikoncept. Shfaqet në vazhdim do të jenë kryesisht pas orës 16:00 në ambjentet e Teatrit Kombëtar.
TIFF do të vazhdojë programin e tij deri në datën 6 dhjetor ku dhe do të shpallen çmimet e fituara të çdo kategorie të përzgjedhur nga juritë përkatëse, si dhe çmimi i filmit më të mirë, fitues i festivalit TIFF -2009.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›