E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati me sharje dhe fyerje para sherrit me grushte

Topalli: Në sulmin kundër rendit kushtetues janë plagosur 81 gardistë, 27 policë, ka pasur 4 viktima, ka pasur edhe të plagosur të tjerë. Ndërkohë drejtësia po merret dhe ne i kërkojmë drejtësisë që të merret me hetimin e rrethanave, me hetimin në tërësi dhe të gjithanshme, për një hetim të besueshëm, një hetim tërësor të kësaj ngjarjeje. Unë në emrin tuaj, të nderuar deputetë, më lejoni t’i shpreh ngushëllimet familjarëve të katër viktimave dhe ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje. Shpirti i tyre u preftë në paqe!

Dokle: I vrau qeveria

Ruçi: Berisha je ti që dhe urdhër për të vrarë qytetarët e tu.

Patozi: Ishte kryetari juaj Edi Rama, ai që i çoj drejt kasaphanës.

Dokle: Ju jeni vrasës, ku i keni provat.

Patozi: 21 Janari tregoi se shteti funksionon dhe se kushdo që shkel ligjin do të marrë përgjigjen fatale.

Tahiri: Avash se na trembe.

Ruçi: Zonja drejtuese e seancës, dola këtu vetëm për një gjë, ka ndodhur në këtë vend një gjëmë e madhe dhe unë në emër të opozitës akuzova pushtetin tuaj, Kryeministrin tuaj, ministrin tuaj. Janë vrarë katër jetë shqiptarësh. Kushdo mund të mungonte, por dy persona nuk mund të mungonin, Kryeministri dhe ministri i Brendshëm. Të vijë qeveria këtu, të vijnë ata këtu, të përgjigjen para popullit.

Topalli: Më 21 janar 5 orë rresht keni rrethuar qeverinë. Më 22 kam thirrur konferencën dhe ju keni bojkotuar. Të dielën kam thirr konferencën dhe u mblodh seanca. Pse nuk erdhët, çfarë frike kishit, çfarë fshihnit. Përmbysjen me dhunë të pushtetit harrojeni. Kush ju thirri, kur ju paralajmëroi, kush e sulmoi Kryeministrinë?

Balla: Lëre të flasë dhe jepi fjalën.

Topalli: Në bazë të rregullores, duhet të kompensojë mazhorancën, sepse Ruçi foli 36 minuta.

Tahiri: Ça rregullore na përmend, kjo nuk është situatë e zakonshme, keni vrarë njerëz.

Dokle: Të vijnë vrasësit në sallë.

Olldashi: Çfarë diktature thoni ju. Thoni ju për diktator për Sali Berishën, çfarë na qenka ky diktator që nuk kontrollon asnjë institucion. Ku e keni parë ju këtë diktator? O e keni ju moralin t’i ktheni shpinën shqiptarëve pas gjithë asaj që keni bërë e mbas thirrjeve për të vrarë 13 mijë njerëz. 2 mijë u vranë në Luftën e Dytë Botërore. U mblodhët t’i bënit 28 mijë, por dolën vetëm 2 mijë. Ju thatë keni ndërmend të vrisni 13 mijë shqiptarë për karrigen e Edi Ramës. Kjo qeveri është qeveria që e integroi. Ku ishit ju dhe morali juaj, kur ai që formuloi akuzën mbi Ilir Metën akuzoi kryetarin tuaj si përdorues kokaine? Pse nuk u ngritët ju dhe të kërkonit verifikimin e akuzave, ju të moralshmit?

Balla: Kriminelë, vrasës!

Gjithë grupi parlamentar socialist nisë të thërrasë: kriminel, vrasës, hajdut.

Edi Paloka: Sot po asistojmë dhe njëherë vazhdimin e asaj që shqiptarët panë në 21 janar. Në 21 janar shqiptarët asistuan këtë dhunë të pashembullt që po shohim sot nga banditë të paguar. Sot nuk po bëjnë gjë tjetër më shumë se t’u thonë shqiptarëve, ja se kush jemi ne. Për të marrë pushtetin për një këlysh të Bllokut, bashkë me këlyshë të tjerë të organizuar më 21 janar...

Arben Imami: Vrasësit e vërtetë jeni ju që i thirrët ata për të dalë në shesh dhe i çuat atje si pa zot.

Deputetët socialistë: O zagar.

Fatmir Toçi: Arben, ke luajtur rolin më të keq të jetës, rolin e vrasësit.

Imami: Ik mor b...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›